Page 118 - Demo
P. 118
Formatimi i faqesPjesa e hapësirës së bardhë ndërmjet tekstit dhe kufijve të faqes, në të katra anët, përbëjnë Margins-et. Ato mund të ndryshohen duke ndjekur hapat e mëposhtëm:1. klikoni rubrikën Layout në shirit;2. në grupin e komandave Page Setup, klikoni Margins;3. zgjidhni një nga modelet e gatshme ose 4. klikoni Custom Margins dhe plotësoni kutinë dialoguese që shfaqet (fig. 1).Për të mësuar si vendoset numri i faqeve, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.Ndryshimi i orientimit të faqesOrientimi i referohet drejtimit në të cilin fleta do të printohet. Orientimi i fletës mund të jetë portrait(për së gjati) ose Landscape (për së gjeri).Për të përcaktuar orientimin: 1. klikoni menynë Layout;2. në grupin Page Setup, klikoni Orientation;3. klikoni Portrait ose Landscape. përdor programet për përpunim të tekstit për të kryer printime, veprime të tjera në faqen e punës.Pasi keni përfunduar dokumentin, ju kërkohet ta printoni. A ka ndonjë mënyrë për ta parë dokumentin se si duket i printuar para se të printohet? Diskutoni.AKTIVITETprintim, faqe, formatim, orientim, portret, numrii kopjeve.FJALË KYÇE:Printimi i dokumentitPasi të keni krijuar dokumentin, mund të dëshironi ta printoni për ta parë dhe për të ndarë punën tuaj me të tjerë. Është e lehtë të shikoni paraprakisht dhe të printoni një dokument në Word duke përdorur panelin Print.1. Në menynë File, zgjidhni komandën Print. 2. Në panelin Print që shfaqet (fig. 3), zgjidhni fillimisht tipin e printerit me të cilin është i lidhur kompjuteri te rubrika Printer.3. Shkruani numrin e kopjeve që do të printohet dokumenti te rubrika Copies.4. Zgjidhni çdo cilësim shtesë, nëse është e nevojshme, te rubrika Settings. Për shembull,Print All Pages: printimi i gjithë dokumentit. Në këtë rubrikë mund të zgjedhim të printojmë fletë të veçanta, si: Print Current Page - printon faqen aktuale. Pages - printon faqet sipas përcaktimit tuaj (faqet 1, 2, 3; faqet 2, 7, 9 etj.).Zgjedhja e modeleve të marzheveFig. 1Fig. 2Nxënësi/ja:116Formatimi dhe printimi i faqes 6.8

