Page 119 - Demo
P. 119


                                    Print One Sided - printimi i dokumentit në një anë ose në të dyja anët e fletës.Zgjedhja e radhës së printimit. Në rastet e printimit në më shumë se një kopje, për shembull, 2 kopje, mund të zgjedhim radhën e printimit:• Të sistemuara (Collated) - të printohet kopja e parë (nga faqja e parë deri në të fundit) dhe pastaj kopja e dytë.• Të pasistemuara (Uncollated) - printimi fillon me faqen e parë në dy kopje, pastaj me faqen e dytë në dy kopje e kështu me radhë.Orientimi i faqes: zgjidhet orientimi i printimit që mund të jetë Portrait ose Landscape.Letra (Letter) përcakton llojin e formatit të letrës në të cilën do të printohet dokumenti. Përcaktimi i kufijve (Margins) - përcakton vendosjen e marzheve të fletës (Normal margins) është i paracaktuar.Pasi të keni përcaktuar të gjitha veçoritë e printimit, kontrolloni pamjen paraprake të dokumentit për printim që është shfaqur në anën e djathtë të ekranit.Për të parë çdo faqe, klikoni shigjetën në fund të pamjes paraprake dhe nëse teksti është shumë i vogël për t’u lexuar, përdorni rrëshqitësin e zmadhimit për ta rregulluar atë.Klikoni për t’u kthyer në dokumentin tuaj pa e printuar atë për të bërë ndryshimet e duhura.Kur dokumenti ju duket gati, klikoni Print.1. Në laboratorin e shkollës, provoni të printoni një detyrë që ju ka dhënë mësuesi/ja, duke përdorur opsionet e ndryshme që ju mundëson printeri.PROVONI VETENFig. 3 Paneli i printimit117TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123