Page 12 - Demo
P. 12


                                    Klasifikimi sipas sjelljes ndaj nxehtësisë 1. Termoplastike quhen lëndët plastike që modelohen nën ndikimin e nxehtësisë dhe marrin një formë të caktuar pasi ftohen. Edhe po të nxehen, ato modelohen sërish në një formë tjetër. Shembuj të tillë janë: polietileni, polieteri, polipropileni, poliestra, najloni, poliamidet.2. Termostabile (termorregulluese) quhen lëndët plastike që pasi marrin një formë të caktuar, nuk zbuten më nën efektin e nxehtësisë, prandaj nuk mund të ripërdoren. Në temperatura shumë të larta, ato dekompozohen. Shembuj të tillë janë: epoksidet, uretanet e ndërlidhura, alkidet, melamina, silikoni.dallon llojet e materialeve plastike për nga funksioni dhe përdorimi i tyre në jetën e përditshme.Sa njohuri keni për materialet plastike? Bëni një klasifikim të tyre sipas vetive që kanë.plastika, termoplastike, termostabile, homogjene, heterogjene, elastike.FJALË KYÇE:AKTIVITETPlastikat mund të klasifikohen në disa mënyra që pasqyrojnë përbërjen kimike, vetitë, procesin e polimerizimit, përdorimet ose burimin e tyre:• klasifikimet në bazë të burimit: polimere natyrale, sintetike ose gjysmësintetike;• klasifikimet në bazë të vetive: termoplastikë, elastomerë (goma) ose termostabile;• klasifikimi në bazë të përdorimeve: plastika, gomat, fibrat, shkumat, filmat, veshjet dhe ngjitësit. Plastikat më të rëndësishme, sipas kërkesës së tregut, janë: polietileni (PE), polipropileni (PP), kloruret polivinil (PVC), polistireni (PS), polietileni tereftalat (PETE) dhe poliuretani (PUR).Një tjetër klasifikim i materialeve plastike jepet në skemën e mëposhtme: Si sillen ndaj nxehtësisëVetitë fizike dhe mekanikeTermoplastike HomogjeneTermorregulluese Heterogjene Plastikat e butaPlastikat gjysmë të ngurtaPlastikat e ngurtaElastomeretStrukturaFig. 1 Klasifikimi i plastikave0.0Nxënësi/ja:10xcvxcvxcv Klasifikimi i materialeve plastike 1.2
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16