Page 120 - Demo
P. 120
Shumë nga ne, tashmë e njohin termin “internet”. Në ditët e sotme, është shumë i zakonshëm përdorimi i tij për kërkimin e informacionit, për komunikimin me njerëz të tjerë, për blerje online, rezervimin e hoteleve, rezervimin e biletave të udhëtimit e për shumë qëllime të tjera.Rikujtim: Një rrjet kompjuterësh është i përbërë nga pajisje kompjuterike (kompjuter, printer etj.) që komunikojnë mes tyre me anë të lidhjeve, të cilat mund të jenë kabllore (tela, fibra optike), por edhe ajrore, pa tela (komunikimi wireless). Shembulli më i mirë i komunikimit midis rrjeteve është Interneti, që është rrjeti më i madh kompjuterik në botë, i cili lidh miliona kompjuterë në të gjithë botën. Këto rrjete kompjuterike komunikojnë me njëra-tjetrën sipas disa rregullave standarde të shkëmbimit të të dhënave. Në gjuhën teknike, këto rregulla quhen protokolle. Por para se të shpjegojmë se si komunikojnë pajisjet në internet, le të shohim si është e ndërtuar struktura e internetit.Struktura e internetitPër t’u lidhur me internetin si përdorues, mund të shfrytëzohen pajisje të shumta, si: kompjuterë PC, laptop, smartphone, tableta. Këto pajisje, në strukturën e internetit quhen kërkues ose (client), kurse pajisjet ku ruhen dhe menaxhohen të dhënat, quhen ndihmës (web server). Serveri është një lloj i veçantë i kompjuterit që u shërben përdoruesve. Në server ruhen edhe faqet web, të cilat ne i kërkojmë dhe i shohim si klientë. Lidhja e pajisjeve në internet kryhet nëpërmjet disa kompanive ISP, që ofrojnë shërbimin e lidhjes me internetin (Internet Service Provider) me pagesë. Pajisjet si switch/router bëjnë lidhjen e pajisjeve me rrjetin fizik. përshkruan funksionimin e rrjetit kompjuterik, protokolleve për komunikimin në internet.Bashkëbisedoni me shokët dhe kujtoni se çfarë keni mësuar më parë. Përpiquni t’u përgjigjeni pyetjeve: Si do ta përkufizonit rrjetin kompjuterik? A është e mundur lidhja e shumë rrjeteve? Pse lindi interneti? Cili është koncepti juaj për të?AKTIVITETrrjet kompjuterik, internet, protokoll, TCP/IP, adresë, klient, server.FJALË KYÇE:Nxënësi/ja:118Funksionimi i internetit 6.9

