Page 121 - Demo
P. 121
Si komunikojnë pajisjet në internet?Komunikimi në internet është shumë i ngjashëm me komunikimin nëpërmjet shërbimit postar. Në botë regjistrohen me miliarda email-e të dërguara në ditë dhe një sasi e konsiderueshme të dhënash që shkarkohen nga shumë faqe web. Imagjinoni se sa kohë do të merrnin këto shërbime, nëse do të kryheshin nëpërmjet postës tradicionale. Po në internet, si funksionojnë këto shërbime?Të dhënat lëvizin nga një pajisje në tjetrën sipas protokollit të komunikimit për internetin TCP/IP, i cili përbëhet nga dy protokolle: Protokolli i internetit (IP) dhe protokolli i kontrollit të transmetimit (TCP). Internet Protocol (IP) është një protokoll, i cili përcakton formën e adresimit në internet. Çdo pajisje e lidhur në internet (kompjuter, telefon, celular, laptop etj.) identifikohet në rrjet nga adresa e vet. Adresat përbëhen nga 4 numra të ndarë me pikë, p.sh: 123.255.212.55. Në komunikimin në internet, rolin e zyrës postare e luajnë pajisjet switch /router. Ndërsa rolin e letrave e luajnë paketat. Paketat mbartin jo vetëm të dhënat që përdoruesi dërgon, por edhe të dhëna të tjera që futen nga protokollet.Transmission Control Protocol (TCP) është një nga protokollet që përcakton mënyrën e lëvizjes së paketave, nga njëra pajisje te tjetra (nga dërguesi te marrësi). Gjithashtu ai përcakton mënyrën e dërgimit të të dhënave nga burimi në vendin e mbërritjes, mënyrën e ndarjes së paketave për t’u transmetuar; mënyrën se si ridërgohen në rast se humbin apo se si renditen paketat në vendin e mbërritjes. Si funksionon protokolli TCP/IPTCP ka si detyrë të kuptojë se si t’i marrë dhe t’i dërgojë të dhënat nga dërguesi te marrësi. Fillimisht, informacioni nga dërguesi copëtohet në pjesë më të vogla, të cilat quhen paketa. Paketat kalojnë nga një router në tjetrin mbështetur në protokollin IP. Protokolli IP është përgjegjës për dërgimin e paketave të të dhënave në destinacion. Më pas, protokolli TCP bashkon paketat në informacionin origjinal për te marrësi (fig. 1).1. Rrethoni përgjigjen e saktë:b) Interneti lidh shumë rrjete ndërmjet tyre.c) Kompjuteri që përdorni në shkollë apo në shtëpi është një server.d) Router-at nuk janë pajisje që përfshihen në strukturën e internetit.2. Si janë të organizuara protokollet TCP/IP?3. Cili është rregulli për shkrimin e adresave IP?PROVONI VETENMesazhi ndahet në paketaPaketat bashkohen për të dhënë mesazhin origjinal.Fig. 1 Transmetimi i informacionit në internet119TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT

