Page 122 - Demo
P. 122


                                    Çfarë është WWW (World Wide Web)WWW (shkurt Web) është një sistem faqesh të ndërlidhura, të cilat përmbajnë shumëllojshmëri informacionesh dhe mund të hapen nëpërmjet internetit. Web-i ofron një mënyrë për të hyrë në dokumente të shpërndara nëpër disa servera në internet. Interneti dhe Web-i nuk janë e njëjta gjë. Interneti është rrjeti masiv i rrjeteve, pra ka të bëjë me infrastrukturën e rrjetit. Ndërsa Web-i përdor internetin për të ruajtur apo transferuar informacione. HTML (Hyper Text Markup Language) është gjuha e komunikimit në internet. Faqet Web janë të shkruara në një gjuhë specifike (e koduar) që kompjuterët e kuptojnë. Kjo gjuhë quhet HTML ose ndryshe njihet si gjuhë makine. Të gjithë kompjuterët shkëmbejnë skedarë të shkruar në gjuhën HTML.Shfletuesi (Web browser). Shfletuesi Web është një program që instalohet në kompjuter dhe që shërben për të hapur faqet e internetit dhe skedarët përkatës. Browser-i përkthen dokumentet e shkruara në gjuhën e koduar HTML në një formë të kuptueshme nga njeriu. Mjafton të klikojmë në një nga ikonat e figurës më poshtë për të hapur çdolloj faqeje web. Shembuj: Google Chrome, Mozilla Firefox, Microsoft Edge etj. Browser-i më i përdorur nga shumë përdorues është Google Chrome. Në figurën 1 tregohet dritarja kryesore e Web browser-it Google Chrome.Protokolli HTTP (Hyper Text Transfer Protocol) është protokolli për futjen në faqet Web. Nëse kërkojmë të shikojmë një faqe Web-i, atëherë fillimisht hapim Web browserin. Çdo browser ka një vend ku kërkon që ne të shkruajmë adresën e faqes që kërkojmë dhe shtypim Enter. Browser-i e dërgon kërkesën nëpërmjet internetit te Web server-i që përmban faqen që kërkojmë. Këtë e bën duke zbatuar protokollin HTTP, i cili është përgjegjës për të dërguar kërkesën te Webserver-i. Serveri shqyrton kërkesën dhe e dërgon te kompjuteri ynë. Browser-i përkthen faqen HTML në një gjuhë të kuptueshme për njerëzit dhe e shfaq në monitor. Protokolli HTTP është përgjegjës për këtë komunikim, i bazuar në kërkesa dhe përgjigje. Për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh kur kërkojmë një faqe Web, shikoni figurën 2. dallon funksionimin e strukturave URL në internet përmes paraqitjes praktike dhe grafike.A e keni pyetur ndonjëherë veten se si ka mundësi që faqet web apo fotografitë e miqve tuaj, shfaqen aq lehtë në monitorin e kompjuterit? Diskutoni si ndodh kjo.AKTIVITETweb, HTML, shfletues, protokolli HTTP, adresa, URL, URN.FJALË KYÇE:Fig. 1 Dritarja kryesore e shfletuesit Google ChromeNxënësi/ja:120Protokolli HTTP dhe adresat e faqeve web 6.10
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126