Page 123 - Demo
P. 123
Adresat në WebÇdo dokument në internet (faqe Web, program, skedar etj.) ka adresën e vet në Web. URL (Uniform Resource Locator) është një adresë që specifikon vendin e një skedari në rrjet dhe mënyrën për ta marrë atë. Renditja e elementeve të URL-së bëhet në këtë mënyrë: emri i protokollit://emri i serverit/rruga për te faqja Web. Le t’i shohim konkretisht elementet që përbëjnë URL-në.Shembull: Jepet URL-ja: http://www.server.com/main/folder/resource.html1. http tregon llojin e protokollit të përdorur në internet.2. www.server.com tregon emrin e webserver-it ku ndodhet faqja Web.3. main/folder tregon vendin ku është ruajtur faqja Web në webserver.4. resource.html tregon emrin e skedarit që kërkohet.1. Çfarë bën protokolli HTTP?2. Përse shërben gjuha HTML?3. Tregoni si e gjen webserver-i adresën e kompjuterit tuaj, në mënyrë që t’i kthejë përgjigje?4. Tregoni ndryshimin ndërmjet URL-së dhe URN-së.PROVONI VETENhttp://www.server.com/main/folder/resource.html1 2 3 4Fig. 2 Skema për kërkimin e një faqeje Web nëpërmjet protokollit HTTP121TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT

