Page 124 - Demo
P. 124
Ne e dimë që interneti është një burim i madh informacionesh, si dhe një mundësi argëtimi e pafund. Aty gjen përgjigje për çdo pyetje. Të gjithë shpenzojmë shumë kohë duke lundruar në internet. Por, krahas anëve pozitive, interneti paraqet dhe disa rreziqe. Për t’i parandaluar rreziqet, por edhe viruset apo faqet e papërshtatshme, duhet të ndjekim disa këshilla. Atëherë mund të lundrojmë të sigurt dhe të kënaqur.Në tabelën e mëposhtme, jepen disa këshilla se çfarë të dhënash mund të përdoren për krijimin e një profili të sigurt dhe jo të sigurt. krijon plane për mbrojtjen e të dhënave, të sigurisë në internet.Nëse një ditë merrni një e-mail nga shoku juaj, i cili ju lutet të dërgoni fjalëkalimet e llogarive tuaja në internet për arsye nga më të ndryshmet apo email-et dhe të dhënat personale të prindërve tuaj, duke ju premtuar se do t’i ruajë të sigurta, si do të vepronit në secilin rast? Diskutoni në klasë.AKTIVITETinternet, e-mail, të dhëna personale, komunikim, profil i sigurt, profil jo i sigurt.FJALË KYÇE:PROFIL I SIGURT PROFIL JO I SIGURTEmri: vendos emrin e shkurtuar,p.sh. nga Albani → Bani.Emri: jep emrin dhembiemrin e plotë.Pseudonimi: jep mbiemrin e plotë.Email: albi@hotmail.com,albi@gmail.com, albi@yahoo.com.Qyteti: jep adresën e saktë oseadresën e shkollës.Ditëlindja: jep datën e saktë,muajin dhe vitin.Pseudonimi: mund të vendosëshemrin me të cilin të thërrasinmiqtë, p.sh. të thërrasin Albi.Email: emërmbiemër@gmail.com; emërmbiemër@hotmail.com;emërmbiemër@yahoo.com.Qyteti: Peja. Vendos shtetin ose qytetin, por jo numrin e telefonit apo adresën e saktë ku banon.Ditëlindja: mjafton muaji dhe viti.Nuk është nevoja të japësh datën e saktë.Tabela 1Nxënësi/ja:122Mbrojtja e të dhënave në internet 6.11

