Page 125 - Demo
P. 125


                                    Siguria në internetDuhet të keni parasysh që të gjithë, kur komunikojnë në internet, lëmë gjurmë dhe Interneti nuk harron kurrë. Prandaj, tregohu i kujdesshëm në sjellje dhe klikime. Gjatë komunikimit në internet, duhet të keni parasysh dy rregulla kryesore:1. mbajtjen e të dhënave personale të sigurta;2. të qenët të vetëdijshëm se personat me të cilët mund të komunikoni, nuk janë gjithmonë ashtu siç prezantohen. Si të mbroheni nga kërcënimet në internet• Mos takoni njerëz, të cilët nuk i njihni në ambientet ku jetoni.• Prindërit duhet të jenë në dijeni, kur komunikoni me një të panjohur në internet. Nëse dëshironi të takoni një shok që ka të njëjtat interesa me ju, prindërit duhet t’ju shoqërojnë.• Mos i tregoni numrin e telefonit, adresën ku banoni, as emrin e shkollës një të panjohuri (sidomos nëse është dikush me të cilin njiheni në internet, por jo personalisht).• Mos dërgoni asnjë fotografi ose të dhëna të tjera personale te personi që keni njohur në “jetën virtuale” dhe kërkon t’ju takojë në “jetën reale”.1. Ngjyrosni sipas legjendës, që të tregoni privatësinë e të dhënave të mëposhtme: Shumë privat Mjaftueshëm privat Jo dhe aq privatNumri yt i telefonit Adresa e email-it Profesioni i prindërve Emri yt Mosha jote Fotografitë e tua Emri i shkollës Emri i qytetit Fjalëkalimi yt PROVONI VETENDisa këshilla për të shmangur rreziqet që mund të vijnë gjatë përdorimit të e-mail-it,referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.Fig. 1 Skema e komunikimit të sigurt në internet123TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129