Page 126 - Demo
P. 126


                                    Viruset Megjithëse viruset kanë emra të ndryshëm (në varësi të qëllimit të tyre), të gjitha janë programe të krijuara për infektimin e kompjuterëve. Ata mund të ngadalësojnë punën e kompjuterit, të vjedhin të dhëna, ndoshta dhe t’i shkatërrojnë duke shkaktuar probleme serioze. Shenjat që paralajmërojnë se një kompjuter mund të jetë infektuar:1. kompjuteri punon shumë ngadalë;2. mesazhe të pazakonta shfaqen në monitor;3. programet aktivizohen vetë, pa komandën e përdoruesit;4. disqet CD/DVD hapen dhe mbyllen vetë;5. ndodh shpesh bllokimi i kompjuterit.Për t’u mbrojtur nga viruset e ndryshme kompjuterike apo programet e tjera keqdashëse (malware) mund të merren disa masa paraprake. prezanton zgjidhje të ndryshme për sigurinë në internet.A ju ka ndodhur që gjatë punës në kompjuter, papritur të jetë bllokuar, dhe kompjuteri të mos ekzekutojë asnjë nga komandat që i jepni? Si keni vepruar në këtë rast? Diskutoni në klasë se cilat mund të jenë shkaqet.AKTIVITETvirus, antivirus, internet, skanim.FJALË KYÇE:Instalimi i antiviruseveNjë mënyrë e mirë për të mbrojtur kompjuterin, është instalimi i programit antivirus. Ai instalohet si çdo program tjetër dhe qëndron aktiv gjatë gjithë kohës që kompjuteri është i lidhur me internetin. Ky program kompjuterik është krijuar posaçërisht për të mbrojtur kompjuterët nga programet keqdashëse. Detyrat e antivirusit:1. pastron dhe fshin skedarët e infektuar;2. e çon virusin në një pjesë të hardware-it “karantinë”;3. informon përdoruesin për kërcënimin që i kanoset kompjuterit.Disa nga programet antivirus më të njohura janë: Avast, AVG, Norton, McAfee etj.Instalimi i programit antivirus Microsoft Security Essentials1. Hapni browser-in dhe, në shiritin e adresave, shkruani www.microsoft.com.2. Klikoni tabin Support, zgjidhni opsionin Security and updatedhe më pas Microsoft Security Essentials.3. Klikoni Download now.4. Zgjidhni udhëzimet përkatëse.Fig. 1 Lloje të ndryshme viruseshFig. 2 Shembuj programesh antivirusFig. 3 Programi antivirus Microsoft Security EssentialsNxënësi/ja:124Siguria e komunikimit në internet 6.12
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130