Page 127 - Demo
P. 127


                                    Përditësimi i antivirusitÇdo ditë shfaqen viruse të reja, prandaj është i domosdoshëm përditësimi i programit antivirus, në mënyrë që ai t’i shtojë listës viruset e zbuluara kohët e fundit. Kështu, programi antivirus do të jetë në gjendje t’i dallojë dhe t’i parandalojë viruset e reja.Për përditësimin e një antivirusi, ndjekim këta hapa:1. lidhemi me internetin;2. klikojmë opsionin Update në dispozicion. Presim derisa të mbarojë përditësimi;3. bëjmë ristart-in e kompjuterit.Skanimi i dosjeve nëpërmjet programeve antivirusShumica e programeve antivirus ofrojnë opsionin e skanimit të dosjeve. Kështu, nëse duam të skanojmë një dosje, pas shkarkimit nga email-i ku është bashkëngjitur, klikojmë butonin e djathtë të mausit mbi skedarin dhe zgjedhim opsionin e skanimit, në varësi të programit antivirus që kemi të instaluar (p.sh.: nëse keni programin antivirus Microsoft Security Essential,zgjedhim Scan with Microsoft Security Essential.1. Çfarë janë viruset dhe përse janë krijuar?2. Cili është funksioni i programeve antivirus?3. Cilat janë disa nga masat për parandalimin e infektimit të kompjuterit nga viruset?PROVONI VETENKëshilla për antiviruset1. Gjeni një antivirus vetëm nga burime të njohura dhe të besueshme.2. Sigurohuni që të keni të instaluar versionin e fundit të software-it antivirus dhe ai që është i konfiguruar të përditësohet automatikisht.3. Sigurohuni që antivirusi juaj t’i skanojë automatikisht pajisjet e jashtme USB dhe që mbrojtja në kohë reale është e aktivizuar.4. Kushtojuni vëmendje vërejtjeve dhe mesazheve paralajmëruese që dalin herë pas here në monitor nga software-i juaj antivirus. 5. Mos e çaktivizoni apo çinstaloni programin antivirus, edhe nëse ju duket sikur e ngadalëson kompjuterin, bllokon një faqe ose ju ndalon të instaloni një aplikacion.6. Mos instaloni njëkohësisht disa lloje programesh antivirus, sepse kjo do të shkaktojë një çrregullim në kompjuterin tuaj dhe do të ulë nivelin e sigurisë së kompjuterit.Fig. 4 Skanimi i dosjeve nëpërmjet programit antivirus125TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131