Page 128 - Demo
P. 128


                                    Weblog ose siç emërtohet më shpesh Blog, është një website personal, i cili i lejon çdo përdoruesi të internetit të publikojë në të informacione të ndryshme. Përparësia e këtij formati është se ai u ofron mundësinë ndjekësve të blogerit të japin mendime, ide, lajme eksperienca, link-e dhe të reagojnë ndaj artikujve të publikuar, duke e bërë në këtë mënyrë më ndërveprues. Personi që ka një blog ose që shkruan për një blog, quhet blogger.Krijimi i BlogutBlogu ashtu si çdo faqe web, përmban tekste, figura apo edhe link-e që na drejtojnë drejt website-ve ose blogjeve të tjera. Të gjitha këto ruhen në një server. Për të krijuar një blog nuk është e nevojshme të përdoret ndonjë gjuhë programimi, por mjafton të ndiqni këta hapa:1. Kërkoni në internet website që ofrojnë këtë shërbim (disa prej të cilave janë të renditura më poshtë).2. Pasi të keni zgjedhur website-in që parapëlqeni, hapni një llogari në të, duke plotësuar formularin e anëtarësimit.3. Në faqen e blogut të sapokrijuar, hidhni materialin e përgatitur. Tashmë blogu është gati për publikim.Për të mësuar se si krijohet një blog, referojuni Fletës së punëstë mësimit përkatës. Website-t e hostimit (ruajtjes)Sot ekziston një numër shumë i madh hapësirash web, të cilat mundësojnë hapjen e blogjeve, hostimin dhe publikimin e materialeve tona në çdo kohë. WordPress Blog4ever BlogSpiritSquarespace CanalBlog BloggerGhost Over-Blog SkyrockKirby Typepad FaistonblogNjë pjesë e website-ve i ofrojnë shërbimet e tyre kundrejt një pagese, por ka edhe të tjera që i mundësojnë ato falas. Ne mund të përzgjedhim mes tyre duke u nisur edhe nga shumëllojshmëria e temave (paraqitja) të blogut apo e funksioneve që website-i ofron. Në figurën 1 paraqitet krijimi i blogut nëpërmjet platformës Blogger. krijon BLOG-un për komunikimin me të tjerët.Tashmë ju mund të komunikoni me miqtë tuaj nëpërmjet email-it. Megjithatë, ju e dini se interneti ofron një shumëllojshmëri shërbimesh. A njihni ndonjë shërbim tjetër që ofron interneti për komunikimin me të tjerët? Diskutoni.AKTIVITETblog, bloger, RSS, hostim, publikim, përhapje.FJALË KYÇE:Si të krijojmë një blogFig. 1 Krijimi i blogut në platformën BloggerNxënësi/ja:126Krijimi i blogut 6.13
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132