Page 129 - Demo
P. 129


                                    Publikimi në blogPër të publikuar një material në blog, mjafton të ndjekim udhëzimet e formularëve që gjenden në faqen e këtij formati. Kështu, nëse duam të publikojmë një tekst, figurë, video apo një koment mund të klikojmë në ikonat përkatëse që shfaqen aty. Te blogu i krijuar nëpërmjet Blogger, të gjitha ikonat janë të përfshira si në figurën 2.1. Ndërtoni blogun tuaj duke përshkruar të gjithë hapat që duhen ndjekur. 2. Duke ndjekur hapat që mësuat në këtë tematikë dhe njohuritë e përftuara më parë, ndërtoni një blog ku të nxirrni në pah rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit.PROVONI VETENDifuzimi (Përhapja e informacionit)Për të bërë të mundur që blogu të shihet nga një numër sa më i madh vizitorësh, duhet të klikojmë butonin RSS (në faqen e blogut), në mënyrë që të aktivizohet një skedar RSS, i cili njofton në çdo kohë të gjithë ndjekësit e blogut për ndryshimet në të. Për blogun e krijuar në Blogger, shtimi i opsionit RSS bëhet duke klikuar te Layout, Add a Gadget dhe më tej në ikonën Feed (fig. 3).Fig. 3 Përhapja e informacionitFig. 2 Publikimi në blog127TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133