Page 13 - Demo
P. 13
Klasifikimi sipas strukturës1. Plastikat homogjene përbëhen vetëm nga atome karboni, prandaj kanë strukturë homogjene.2. Plastikat heterogjene përbëhen nga karboni, oksigjeni, azoti dhe elemente të tjera, ndaj shfaqin strukturë heterogjene.Klasifikimi sipas vetive fizike dhe mekanike1. Plastikat e ngurta kanë një modul të lartë elasticiteti dhe ruajnë formën e tyre nën presionet e jashtme, të aplikuara në temperatura normale ose mesatarisht të larta.2. Plastikat gjysmë të ngurta kanë një modul elasticiteti mesatar dhe zgjatja nën presion zhduket plotësisht, kur largohet presioni.3. Plastikat e buta kanë një modul të ulët elasticiteti dhe zgjatja nën presion zhduket ngadalë, kur largohet presioni. Plastikat e buta gjenden në një gamë të madhe ngjyrash, madhësish dhe formash. Zakonisht përdoren në prodhimin e lodrave për fëmijë apo karrema peshkimi.4. Plastika elastike (elastomeret) janë materiale të buta dhe elastike me një modul të ulët elasticiteti. Ato deformohen në mënyrë të konsiderueshme në kushtet e një temperature të lartë, dhe kthehen në formën e tyre origjinale, kur kjo temperaturë kthehet në vlera normale. Janë materiale fleksibël dhe ideale për t’u përdorur për izolim, sepse kanë aftësinë të përballojnë përdredhjet apo deformimet dhe mund të derdhen në forma të ndryshme. Në grupin e elastomereve bëjnë pjesë goma natyrale dhe goma artificiale.1. Tregoni ndryshimin ndërmjet materialeve termoplastike dhe atyre termostabile.2. Ku ndryshojnë materialet homogjene nga ato heterogjene?3. Tregoni disa nga përdorimet e materialeve plastike në jetën e përditshme. Argumentoni pse materialet plastike përdoren kaq shumë në ditët e sotme.PROVONI VETENPërdorimet e plastikësPër shkak të kostos relativisht të ulët, lehtësisë së prodhimit, vetive, rezistencës së mirë kimike dhe mjedisore, plastikat përdoren në një numër të madh produktesh, si: në prodhimin e ambalazheve, në ndërtim, në tekstile, produkte të konsumit, transport, shëndetësi, makineri elektrike, elektronike dhe industriale. (Disa shembuj jepen në figurën 1.)Ato kanë larguar nga përdorimi shumë materiale tradicionale, si: druri, letra, lëkura, metali, qelqi dhe qeramika.Fig. 2 Shembuj të zbatimit të plastikës11TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE

