Page 131 - Demo
P. 131


                                    TEMA 7Këshillimi dhe orientimi në karrierëNë këtë temë, nxënësit do të informohen për rëndësinë që ka edukimi në karrierën dhe në zhvillimin e tyre profesional. Ata do të mësojnë se si po ndryshon sot tregu i punës dhe profesionet falë Teknologjisë së Informacionit. Nxënësit do të udhëzohen si të përdorin në mënyrë cilësore burimet e informacionit për të hartuar planin e zhvillimit të karrierës; si të qëndrojnë në kontakt me risitë që vijnë nga tregu i punës, kur flasim për profesionet më të kërkuara. Nëpërmjet aktiviteteve konkrete, nxënësit do të vihen në kontakt me kompani të ndryshme punësimi për të kuptuar se ku dallon profesioni nga karriera apo si lidhen ngushtë aftësitë/njohuritë dhe kompetencat që ata zotërojnë me profesionin që do të zgjedhin në të ardhmen. Fitimi i autonomisë dhe hulumtimi ka si synim të zhvillojë te nxënësit aftësitë vendimmarrëse për sa i përket karrierës së tyre. 
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135