Page 132 - Demo
P. 132


                                    Ç’është karriera? Shpesh, fjala “karrierë” përdoret si sinonim i një vendi pune, pra i referohet asaj që një individ bën për të fituar të ardhura. Në një kuptim më të gjerë dhe kompleks, karriera ka të bëjë me përparimin e një njeriu përmes një sërë punësh gjatë jetës së atij individi. Aty përfshihen edhe arsimimi i tij, edhe përvojat e punës të papaguara, si stazhi ose puna vullnetare.  informohet nga burime, forma e mënyra të ndryshme për rolin e edukimit në karrierën e tij të ardhshme.Vëzhgoni me vëmendje në lagjen ku jetoni dhe renditni llojet e profesioneve që janë të dukshme. Tregoni për secilin profesion vendin se ku ushtrohet.AKTIVITETkarriera, profesioni, informim, e ardhmja.FJALË KYÇE:Karriera nuk është thjesht një zgjedhje që bën individi si p.sh. në cilin program të regjistrohet apo në cilin institucion të punojë. Ajo ka të bëjë me zgjedhjet që bën çdo individ lidhur me të mësuarin, zhvillimin e tij profesional apo dëshirën për të ndjekur kurse, që i shërbejnë për zhvillimin profesional gjatë gjithë jetës së tij. Për këtë arsye, në shkollë, nxënësit duhet të marrin informacion të hollësishëm për sa i përket arsimimit dhe formimit profesional. Duhet që informacioni të lidhet ngushtë me njohjen e vetvetes, interesave/aftësive/shkathtësive që ai/ajo zotëron. Në kushtet e një tregu dinamik pune dhe të ekonomisë së bazuar në dije, qasja ndaj orientimit për karrierën po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe synimi i orientimit shtrihet përtej njohjes me profesionet dhe zhvillimin e aftësive të lidhura me to (fig. 1).Fig. 1 Synimet e individit në lidhje me karrierënNxënësi/ja:130Edukimi dhe karriera 7.1
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136