Page 133 - Demo
P. 133
Informimi Orientimi shërben për të kapërcyer problemin e informacionit të pakët apo të papërshtatshëm për sa i përket informimit të duhur dhe mundësive që ofron tregun i punës. Informacioni dhe këshillimi për karrierë e ndihmojnë nxënësin të ndërgjegjësohet në lidhje me profesionet, veçoritë e tyre, hapësirat që ata kanë për të gjetur punë, si dhe pagat në tregun e punës. Sa më mirë të jenë të informuar nxënësit për mundësitë e zgjedhjeve që mund të bëjnë, aq më të lehtë do ta kenë të arrijnë suksesin në jetë (fig. 2). 1. Plotësoni skedën e mëposhtme:Hapi 1: Emri im është ____________________________________. Hapi 2: Interesat e mi janë _______________________________.Pasioni im është _______________________________.Kohën e lirë e kaloj _______________________________.Hapi 3: Lënda ime e preferuar është _______________________________; Lënda që më pëlqen më pak _______________________________. Hapi 4: Pas shkollës së mesme, dua të _______________________________. Profesioni i ëndrrave të mia _______________________________.Hapi 5: Në të ardhmen e shoh veten si _______________________________.PROVONI VETENPlanifikoni arsimimin në mënyrë të suksesshme.Jini të gatshëm të mësoni gjatë gjithë jetës. Planifikoni zhvillimin e aftësive tuaja.Planifikoni mundësitë e zhvillimit në karrierë.Zgjidhni profesionin që përshtatet me aftësitë tuaja.Jini vigjilent për të parashikuar trendet dhe ndryshimet në profesionin tuaj. Planifikoni të rriteni gjithnjë e më shumë gjatë karrierës.Fig. 2 Hapat e duhur për një karrierë të suksesshme131TEMA 7 KËSHILLIMI DHE ORIENTIMI NË KARRIERË

