Page 134 - Demo
P. 134
ProfesionetKeni vënë re se në shkollë keni mësues që japin lëndë të ndryshme siç është gjuha, matematika, fizkultura, anglishtja etj. Gjithashtu, në krye të shkollës është drejtuesi i shkollës dhe pas tij stafi ndihmës. Pra, kuptohet qartë se kur flasim për profesionet, ka edhe disa shkallë hierarkie. Për të kuptuar më mirë se si zhvillohen këto profesione, duhet të kuptojmë rrugën që ndiqet për të arritur profesionin e dëshiruar. Ju e dini tashmë që kjo rrugë quhet “Karrierë”. Në ditët e sotme janë të shumta profesionet që vënë në fokus lirinë e individit. Me siguri, edhe ju keni dëgjuar tashmë për “Nomadët Digjitalë” (individë në vende të ndryshme të botës që punojnë nëpërmjet teknologjisë). Kjo tregon se sot, shumë punë mund të realizohen nëpërmjet internetit, pa qenë e nevojshme të jemi në zyrë apo të kemi kontakt të drejtpërdrejtë me të tjerët. Nevojat e shoqërisë kanë ndryshuar për shkak të hapësirës që zë teknologjia në jetën e përditshme. Për këtë arsye, sot përballemi me shumë sfida. Për shembull: A do ta zëvendësojë teknologjia njeriun? Deri ku do të arrijë Inteligjenca Artificiale? Ndaj është e rëndësishme që kur të ndërmarrim hapin për të zgjedhur profesionin, të jemi të mirinformuar me kërkesat e tregut të punës. paraqet ambiciet e tij për një profesion të caktuar.Diskutoni me prindërit në shtëpi rreth profesionit që kanë. A zhvillojnë ata profesionin që kanë ëndërruar kur kanë qenë të vegjël? A i kanë ndryshuar pozicionet e punës dhe pse?AKTIVITETmësues, nxënës, drejtues, profesion, hierarki.FJALË KYÇE:Programues/e softuereshMjek/e Inxhinier/e Infermier/e Analist/e informacionisigurieFizioterapist/e Menaxher/e financashMenaxher/e ITProgramues/e uebiStomatolog/eNxënësi/ja:132Ambicia dhe profesioni 7.2Fig. 1 Profesionet më të kërkuara në vitin 2023

