Page 135 - Demo
P. 135


                                    Elementet e orientimit në karrierë Së pari është e rëndësishme që të merrni informacion rreth tregut të punës dhe kërkesave që ka ai. Pra, të merrni Informacion për Karrierën. Këtë informacion mund ta merrni nga interneti, nga Zyrat e Punësimit, nga programet e studimit apo nga zyrat e Këshillimit të Karrierës. Është shumë e rëndësishme që tëzgjidhni profesione për të cilat ka nevojë tregu i punës. Nga një studim i viteve të fundit, ka rezultuar se profesionet më të kërkuara janë kryesisht ato që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe mjekësinë (fig. 1).Që të zgjidhni profesionin që ju përshtatet më mirë, duhet të njihni mirë aftësitë dhe kompetencat tuaja. Zgjedhja e profesionit bëhet në mënyrë individuale (fig. 2). Nëse nuk jeni të sigurt për profesionin që doni të bëni, kërkoni ndihmën e një personi të specializuar për këshillim karriere. Mund të kërkoni ndihmën e psikologut të shkollës për t’ju udhëzuar në zgjedhjen që dëshironi të bëni. Planifikimi i karrierës fillon që me zgjedhjen e studimeve që do të ndiqni. Hapat për t’u marrë në konsideratë:1. Planifikoni dhe ndiqni rrugën e duhur të arsimimit.2. Kërkoni informacion në tregun e punës dhe hyni në tregun e fuqisë punëtore.3. Kini në fokus të përmirësoheni në profesion dhe të rriteni në karrierë.4. Analizoni dhe jini vigjilentë ndaj prirjeve të kohës.5. Përmirësoni vazhdimisht aftësitë tuaja duke u rritur profesionalisht.6. Zhvilloni ambicien duke u rritur në karrierë.Profesioni, karriera, teknologjiaTrinomi profesion, karrierë dhe teknologji, po shihet sot si një nga trinomet më të rëndësishme të zhvillimit historik. Kjo lidhet ngushtë me hovin e zhvillimit që ka pasur teknologjia e informacionit për të përmirësuar jetën e njeriut. Me këtë rast, duhet të sjellim në vëmendje se ajo ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e mjekësisë, si dhe në avancimin e kurave për sëmundjet e rënda. Gjithashtu, avancimi në karrierë lidhet ngushtë me atë se sa të zotë jemi ne në përdorimin e teknologjive inovatore. Ndërkohë, profesionet njohin ndryshime rrënjësore jo vetëm për shkak të nevojave të shoqërisë, por edhe prej ndikimit të nevojave për punësim që mund të lidhen me politikat e shtetit. 1. Cilat janë lëndët tuaja të preferuara?__________________________________________________________________________2. Përse ju pëlqejnë këto lëndë? Argumentoni përgjigjen me një paragraf.3. Çfarë profesioni do të dëshironit të bënit në të ardhmen dhe pse?4. Për të ushtruar në të ardhmen profesionin që dëshironi, çfarë studimesh duhet të ndiqni?__________________________________________________________________________PROVONI VETEN133TEMA 7 KËSHILLIMI DHE ORIENTIMI NË KARRIERËFig. 2 Zgjedhja e profesionit
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139