Page 136 - Demo
P. 136


                                    Planifikimi dhe teknologjia Teknologjia e informacionit dhe komunikimit është një fushë, e cila ka marrë një hov të furishëm në 10-vjeçarin e fundit, duke sjellë zhvillime të shumta jo vetëm në tregun e punës, por edhe në jetën e njeriut. Ky sektor pritet të ketë ecuri më të mirë në tregun global të punësimit, por edhe në tregun e punës në Kosovë. Një ndikim i tillë vjen për shkak të digjitalizimit në masë të proceseve të punës, por edhe falë smart work (puna nga shtëpia), e cila ka ndikuar shumë në jetën e njerëzve.  përshkruan mënyrat e planifikimit për të ardhmen, duke përdorur forma të ndryshme vizuale, teknologjike.Bashkëbisedoni me prindërit ose të afërmit. Pyetini çfarë profesioni ushtrojnë ata. Cili është shkollimi që kanë ndjekur për të ushtruar profesionin e tyre? Cilat janë sfidat me të cilat përballen sot në profesion? Mbajini shënim përgjigjet dhe diskutojini me mësuesen/in në klasë.AKTIVITETTIK, sfida, arritje, mundësi, planifikim.FJALË KYÇE:Teknologjia do të ndikojë në mënyra të ndryshme mbi tregjet e punës, por do të ndihmojë edhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit, nëse të rinjtë do të orientohen të përzgjedhin profesione që lidhen me zhvillimet teknologjike. Mirëpo, para se tëzgjidhni profesionin, duhet të planifikoni në mënyrën e duhur të ardhmen. Për këtë, duhet të merrni në konsideratë disa hapa kyç.Nxënësi/ja:134Planifikimi i karrierës 7.3
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140