Page 137 - Demo
P. 137
Njohja e vetvetesa) Çfarë studimesh jam duke ndjekur aktualisht? b) Ku dëshiroj të jem në të ardhmen? (Për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më efektive kësaj pyetjeje, ju këshillojmë të hulumtoni në internet, të këshilloheni me më të rritur, për të pasur një informacion sa më të plotë).c) Cilat janë pikat e mia të forta? (Çfarë di të bëj më mirë?)d) Cilat janë pikat e mia të dobëta? (Cilat janë fushat ku has vështirësi? Cilat janë aftësitë që nuk i zotëroj në nivelin e duhur?)Eksplorimi i mundësive a) Është e rëndësishme të shihni mundësitë profesionale që ofron tregu i punës. Të shihni dhe të hulumtoni mundësitë e studimit që ofrohen në vendin tuaj, por edhe jashtë, për të arritur profesionin që ëndërroni. b) Sa më shumë të hulumtoni, aq më e mirë do të jetë përzgjedhja juaj. c) Krahasoni dhe analizoni mundësitë duke u bazuar në faktin se sa të vlefshme janë për ju dhe sa do t’ju ndihmojnë të përqendroheni në marrjen e vendimeve të drejta.Merrni vendime të sigurta, që i përgjigjen qëllimita) Vendimi juaj është i vlefshëm nëse ai bazohet në vlerësimin që bëni duke krahasuar mundësitë që ju ofrohen dhe sa përshtaten këto mundësi me aftësitë dhe njohuritë që zotëroni. Gjithashtu, mundësitë duhet të përshtaten me personalitetin, vlerat, interesat dhe pritshmëritë tuaja. b) Qëllimi përfundimtar për marrjen e një vendimi është zgjedhja e një profesioni që ju përmbush dhe ju ofron kënaqësi për të arritur më pas suksesin e dëshiruar. c) Jini vigjilentë dhe analitikë për të parashikuar sfidat e mundshme apo pengesat që mund t’ju dalin gjatë rrugës dhe përshtatuni me ato.Veproni për të realizuar qëllimin tuaj Për të arritur me sukses qëllimin, duhet të veproni nëpërmjet një plan veprimi. Duhet të jeni të përgatitur që në rrugën tuaj do të ketë edhe sfida me të cilat duhet të përballeni. Kjo do të jetë e dobishme për planifikimin dhe vazhdimin e studimeve tuaja, për të kërkuar punë apo për të vazhduar zhvillimin tuaj personal. Për secilën nga mundësitë tuaja, specifikoni qëllimin, hapat e nevojshëm dhe sfidat e mundshme. Rishikimi herë pas here i planit tuaj të veprimit ju ndihmon të zhvilloheni dhe të përparoni më tej.1. Duke ndjekur pikat e mësipërme, hartoni planin e karrierës për veten tuaj. Mund të këshilloheni edhe me më të rritur për të realizuar këtë detyrë ose të shkoni dhe të vizitoni qendrën e punësimit në zonën ku jetoni.PROVONI VETEN135TEMA 7 KËSHILLIMI DHE ORIENTIMI NË KARRIERË

