Page 138 - Demo
P. 138
Mësimdhënësi/ja e ndan klasën në grupe të vogla me 4-5 nxënës për çdo grup. Në secilin grup, përcaktohet një lider, i cili do të shërbejë jo vetëm si personi që do të referojë/prezantojë gjetjet e të gjithë anëtarëve të grupit, por edhe do t'i ndihmojë ata për të realizuar detyrën me sukses (fig. 1). tregon shkathtësitë dhe cilësitë personale duke zbatuar përmes aktiviteteve të ndryshme.Për të kuptuar sa më mirë çështjen e karrierës, do të zhvillojmë disa aktivitete praktike. AKTIVITETRealizoni detyrën duke u dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme. 1. Shkruani si është bërë përzgjedhja e institucionit në të cilin ju mësoni sot.2. Shkruani disa nga aktivitetet që bëni jashtë shkolle ose aktivitete që i bëni se i keni pasion. 3. Cilat janë disa nga detyrat që kryeni në shtëpi? Cilat janë përgjegjësitë që keni në shtëpi? (p.sh. nëse kujdeseni për të mbajtur pastër dhomën, kujdeseni për motrën ose vëllain më të vogël, ndihmoni nënën kur bën pazare etj.)4. Renditni disa nga arritjet tuaja në shkollë ose në aktivitetet që keni treguar më sipër. 5. A ju është dashur të bëni ndonjëherë plane për të realizuar dëshirat tuaja? Shkruani shkurtimisht planin tuaj (tab. 1). Për shembull: keni ndjekur rregullisht kursin e anglishtes që ta përvetësoni sa më mirë këtë gjuhë, ose shkoni rregullisht në sport, sepse dëshironi që në të ardhmen të bëheni sportist). Nxënësi/ja:136Aktivitet praktik për përzgjedhjen e profesionit 7.4Fig. 1 Organizimi i nxënësve për kryerjen e aktivitetit praktik

