Page 14 - Demo
P. 14
Nxjerrja e lëndëve të paraPër të prodhuar plastikën, së pari duhet siguruar lënda e parë që përfshin: qymyrin, naftën bruto (të papërpunuar) dhe gazin natyror. Nafta e papërpunuar nxirret nga nëntoka dhe është një përzierje komplekse e mijëra përbërësve, përfshi papastërtitë. Para se të përdoret, ajo duhet të përpunohet. Përpunimi i lëndës së parë Lënda e parë duhet përpunuar për të hequr përbërësit e dëmshëm. Ky proces filtrimi dhe rafinimi zhvillohet në rafineritë e naftës. Kështu, nafta e papërpunuar çohet në një rafineri, ku ndahet në produkte të ndryshme nafte të quajtura fraksione. Njëri nga këto fraksione është përbërësi thelbësor për prodhimin e plastikës.Polimerizimi Në këtë pjesë të procesit, monomerët, si: etileni, propileni, butileni etj., lidhen së bashku për të formuar zinxhirë të gjatë polimeresh. Kjo është arsyeja pse ky hap quhet polimerizim. Dy procese kryesore përdoren për prodhimin e plastikës dhe të dyja kërkojnë katalizatorë të veçantë për polimerizim:• polimerizimi shtesë (polimerizimi). Shembuj: polietileni, polistireni dhe klorur polivinili.• polimerizimi me kondensim (polikondensimi). Shembuj: poliesteri dhe najloni.Përzierja dhe përpunimiProcesi i përzierjes përfshin shkrirjen dhe përzierjen e materialeve të ndryshme. Pastaj, përzierja shndërrohet në kokrriza plastike, që përdoren më pas në industrinë e plastikës për të formuar dhe krijuar produkte të ndryshme plastike. Këto kokrriza mund të jenë në ngjyra dhe forma të ndryshme, të tejdukshme apo jo. I gjithë ky proces bëhet në një makineri. analizon format e përpunimit të materialeve duke përshkruar lëndën e parë, procesin dhe materialin e ri.Vëzhgoni objekte të ndryshme që keni në klasë. Diskutoni se prej çfarë materialesh përbëhen ato. A mund të veçoni se cilat janë materiale të krijuara nga njeriu dhe cilat janë materiale që gjenden në natyrë? Diskutoni gjetjet së bashku me mësuesen/in. polimer, polimer natyral, polimer sintetik, nafta, plastika, lënda e parë, proces, prodhim, distilim, polimerizim.FJALË KYÇE: AKTIVITETNxjerrja e lëndëve të paraRafinimi për të hequr papastërtitëPërzierja dhe përpunimiPolimerizimi:• Polimerizimi shtesë• Polimerizimi kondensuesxcvxcvxcv 0.0Nxënësi/ja:12Prodhimi i plastikës 1.3

