Page 140 - Demo
P. 140


                                    Karriera pa imponimeShpeshherë, prindërit kujdesen që fëmijët e tyre të bëjnë zgjedhjet e duhura për të ardhmen. Duke parë zhvillimet e shpejta që ndodhin në tregun e punës, edhe për prindërit bëhet gjithnjë e më i vështirë procesi i këshillimit për sa i përket profesionit. Ndodh që degë të reja të shfaqen në tregun e punës ose degë të reja të hapen në universitete dhe prindërit të mos jenë në dijeni. Për këtë arsye është tejet e rëndësishme që fëmijët në shkolla të marrin informacione të detajuara në lidhje me këto ndryshime. Bazuar në këto fenomene, nxënësit duhet të jenë të përpiktë në hartimin e planit të tyre të karrierës që të marrin më pas këshillat e duhura. Për t’ju orientuar në këtë përzgjedhje, ju këshillojmë të plotësoni formularin e mëposhtëm dhe tabelën e dhënë.  krijon bindje për orientimin e tij në karrierë, pa imponime nga rrethi dhe familja.Diskutoni në klasë se si e kanë zgjedhur degën e studimit të rriturit që njihni. Si mendoni, a luan familja një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për zgjedhjen e degës së studimit? Po ju, a do të mundeni ta bëni vetë zgjedhjen, pa sugjerimin e familjes suaj?AKTIVITET1. Diskutoni me shokët për fletën e plotësuar në klasë dhe plotësoni të njëjtën fletë me prindërit tuaj. A vini re ndryshime në fletën që plotësuat? Nëse po, argumentoni përgjigjen.2. Kërkojuni kushërinjve më të rritur të plotësojnë këtë fletë për veten e tyre, pa qenë e nevojshme të vendosin emrin dhe mbiemrin. Diskutoni gjetjet me mësuesin/en në klasë.PROVONI VETENKush jam unë? Çfarë jam?Dobësitë VleratPërparësitë InteresatMundësitë CilësitëRreziqet ShkathtësitëLënda mësimore që nevojitet për profesioninSuksesi/nota e tanishmeSuksesi i planifikuar në fund të vititAktivitete që duhet t'i ndërmarrTabela 1 Arritjet personale dhe objektivat për të ardhmen Nxënësi/ja:138Zgjedhja personale 7.5
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144