Page 141 - Demo
P. 141


                                    TEMA 8Ndërmarrësi i riNë këtë tematikë, nxënësit do të përshkruajnë idetë e tyre në lidhje me ndërmarrësinë. Bazuar në njohuritë që kanë, ata ndajnë me njëri-tjetrin mendime për fushën e ndërmarrësisë dhe rolin e saj në ditët e sotme. Gjithashtu, nxënësit do të mësojnë si të krijojnë vetë një produkt dhe si të ndryshojnë një produkt ekzistues. Së bashku, të organizuar në grup, ata do të organizojnë aktivitete bamirësie, të cilat kanë në fokus ndërmarrësinë. Me ndihmën e mësuesit/es, nxënësit do të mësojnë të përpilojnë një plan për menaxhimin e parave të grumbulluara nga aktivitetet e tyre. Në fund të kësaj tematike, ata do të shpjegojnë rolin e investimeve në ekonomi, si dhe veçoritë që e bëjnë një ndërmarrës të suksesshëm.
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145