Page 142 - Demo
P. 142
Dallimi i ndërmarrësit nga pronari Falë zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, edhe mënyra e të bërit biznes në ditët e sotme ka ndryshuar shumë. Mënyra se si njerëzit kanë zgjedhur të punojnë, është e shumëllojshme, pasi sot (falë zhvillimeve teknologjike) shumë njerëz kanë zgjedhur të punojnë në mënyrë të pavarur, duke krijuar kompanitë dhe bizneset e tyre. Vlen të theksojmë se, për të qenë ndërmarrës, duhet të kesh disa aftësi për të menaxhuar ndryshimet në çdo kohë dhe në çdo vend. Ndërmarrësi, në dallim nga pronari, është gjithnjë në kërkim të risive për të zhvilluar biznesin e vet dhe për t´iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të konsumatorit. Ndërmarrësi kërkon metoda dhe mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vet dhe aplikon vazhdimisht risi që e ndihmojnë të konkurrojë në mënyrë të suksesshme. ndërmarrës, novator, punëdhënës, ide, krijimFJALË KYÇE: përshkruan idenë si ndërmarrës.Diskutoni me shokun/shoqen tuaj të bankës se cili do të ishte produkti që do të shitej më shumë në qytetin tuaj? Pse mendoni se ky produkt do të pëlqehej nga njerëzit? Si do ta reklamonit produktin, që ai të njihej nga sa më shumë njerëz?AKTIVITETPra, siç vihet re, jo kushdo mund të jetë ndërmarrës; për këtë duhet që individi të zotërojë disa veçori:Novator: Ndërmarrësi duhet të jetë gjithnjë në kërkim të risive, si dhe të ketë ide novatore që u përgjigjen kërkesave të tregut.Merr përsipër rrezikun: Ai duhet të punojë fort dhe të marrë përsipër risqe, pasi fillimi nuk është asnjëherë i lehtë.Vetëbesim: Ai duhet të ketë vetëbesim për të ecur para, si dhe të motivojë stafin dhe punëtorët të ecin në rrugën e duhur.Nxënësi/ja:140Ndërmarrësi dhe inovacioni 8.1

