Page 143 - Demo
P. 143
Këmbëngulës: Nëse duam të bëjmë përpara, duhet të kemi dëshirë të fortë për të punuar dhe të këmbëngulim, se vetëm nëpërmjet punës do të arrijmë atje ku dëshirojmë.Përshtatet lehtë: Një ndërmarrës duhet të punojë në vende të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm; për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ai të përshtatet lehtë dhe të jetë në gjendje të përshtatet në kohë të shkurtër.Mban përgjegjësi: I vetmi përgjegjës për ecurinë e sipërmarrjes është ai vetë, për këtë arsye duhet të mbajë përgjegjësi për çdo fazë të ecurisë së biznesit.Ashtu siç ju kemi shpjeguar edhe në tematikën e tretë, çdo gjë nis nga projektimi i idesë. Në fushën e biznesit, ideja e ndërmarrësit duhet të jetë fitimprurëse. Për këtë, në rast se në të ardhmen dëshirojmë të ndërtojmë sipërmarrjen tonë, do të duhet të kemi në fokus ndërtimin e idesë efektive. Ideja e ndërmarrësit Kur vendosim të ngremë një sipërmarrje, duhet të mendojmë nëse ideja jonë është një rast efektiv për të prodhuar të ardhura (fig. 1). Për këtë duhet që ideja të ndërtohet duke pasur në fokus pyetjet e mëposhtme: • A e do tregu atë që ne ofrojmë? • A është i gatshëm tregu për ofertën tonë?• A do të na e mundësojë ideja jonë kthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm?• A është novatore ideja jonë? • Cilat elemente bëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg?Që të realizohet një ide, është e nevojshme:1. të përcaktohen qëllimet që dëshirojmë të arrijmë;2. të përcaktohet strategjia, përkatësisht mënyra sipas së cilës do t’i realizojmë qëllimet e caktuara dhe vetëm pas kësaj do të mund të ndërtojmë një plan strategjik për zhvillimin e idesë deri tek zbatimi i saj.1. Diskutoni me prindërit në shtëpi se cilat kanë qenë bizneset më fitimprurëse këto 5 vitet e fundit në zonën ku jetoni.2. Vëzhgoni me kujdes në zonën ku banoni dhe listoni 10 bizneset që janë më të dallueshme. Krahasoni në klasë bizneset që ka listuar secili prej jush, duke i krahasuar nga llojet e shërbimeve që ofrojnë.PROVONI VETEN141TEMA 8 NDËRMARRËSI I RIFig. 1 Hedhja e idesë në letër nga një ndërmarrëse

