Page 144 - Demo
P. 144


                                    Qasja e biznesit Bota e biznesit pëson çdo ditë ndryshime. Kjo ndodh për shkak të kërkesave të klientëve, ndaj kompanitë janë gjithnjë në kërkim të risive për t'iu përgjigjur këtyre kërkesave. Kompanitë duhet të jenë gjithnjë vigjilente ndaj kërkesave të tregut, në mënyrë që produkti të jetë përherë në përgjigje të tyre. Mirëpo të krijosh sot një produkt që u përgjigjet më së miri kërkesave të klientëve, duhet të kalohet në disa faza: Gjenerimi i idesë: Pasi të kemi analizuar kërkesat, duhet të shohim nëse ka ardhur koha të ndërtojmë një produkt të ri apo thjesht të rinovojmë një produkt ekzistues. Ashtu siç ju e dini tashmë, idetë mund të vijnë nga burime të brendshme ose burime të jashtme. Brenda kompanisë mund të ketë punonjës që shfaqin ide novatore dhe më pas i takon kompanisë të shqyrtojë këto ide në mbledhjet që ajo zhvillon. Burimet e jashtme: Ide të tjera, të cilat vijnë nga burime të jashtme, janë ato ide që mund të gjenerohen falë anketimeve, fokus-grupeve, ankesave të konsumatorit.Kompanitë mund të zhvillojnë ide që përmbushin nevoja specifike të klientëve të vet. Nuk duhet të harrojmë që kompanitë më të suksesshme janë ato që u përgjigjen më së miri kërkesave të klientëve. produkt i ri, ide, kërkesa, biznes.FJALË KYÇE: krijon një produkt të ri si ndërmarrës.Krahasoni një produkt që sapo ka dalë në treg, me të njëjtin produkt që keni përdorur më parë. A ndryshojnë ata nga njëri-tjetri? Diskutoni cilët janë faktorët që nxitin prodhimin e produkteve të reja.AKTIVITET142Krijimi i produktit 8.2Nxënësi/ja:
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148