Page 145 - Demo
P. 145
Kur ndërtojnë një produkt, ndërmarrësit duhet të analizojnë me kujdes produktet që ekzistojnë, në mënyrë që të kenë mundësi të krijojnë një produkt të përmirësuar dhe të krijojnë kontaktet me furnitorët, me qëllim që secili të njohë veçoritë e produktit të ri. Shqyrtimi i idesë: Procesi vazhdon me ekzaminimin e idesë, i cili ka si qëllim të reduktojë numrin e ideve bazuar në kritere efektive. Qëllimi është të përzgjidhet ideja që do të jetë idealja për konsumatorin, në mënyrë që produkti të jetë fitimprurës. Zhvillimi i konceptit të produktit: Idetë që e kalojnë fazën e shqyrtimit, vazhdojnë përmes zhvillimit të konceptit se si do të dukej produkti që është rezultat i idesë. Pas këshillimit dhe analizimit, ndërtohet një version i detajuar i idesë për produktin e ri në terma të kuptueshëm për konsumatorin. Në këtë fazë, ideja formulohet e qartë për konsumatorin.Testimi i koncepteve (draft-produkti): Në fazën pasuese të testimit të koncepteve, konceptet për produktin e ri testohen me një grup konsumatorësh të caktuar (përfaqësues të targetgrupit të konsumatorëve), për të përcaktuar nëse konceptet u përgjigjen kërkesave të konsumatorit. Kjo ndodh përpara se produkti të lancohet te konsumatori. Një grup përfaqësues e provon produktin dhe jep përgjigjen sesi do të jetë ky produkt te konsumatori. Në mënyrë që produkti të njihet nga një grup sa më i gjerë konsumatorësh, duhet që të hartohet një strategji marketingu.Zhvillimi i strategjisë së marketingut: Konceptet e fuqishme përpunohen në zhvillimin e strategjisë së marketingut, në të cilën krijohet një strategji fillestare marketingu për produktin e ri. Më pas është detyra e ndërmarrësit të analizojë shitjet, kostot dhe të parashikojë fitimet për një produkt të ri, për të parë nëse ky produkt do t’i plotësojë objektivat e kompanisë (fig. 1).Pas analizës, nëse rezultatet janë pozitive, atëherë idetë konkretizohen nëpërmjet krijimit të produktit dhe marketingut testues dhe në fund lancohen në tregun e konsumatorit (fig. 2).1. Ndërtoni një produkt me materiale të riciklueshme (mund të përdoren produktet e ndërtuara në kapitujt e mëparshëm) dhe shpjegoni hapat që do të ndiqnit për të komercializuar produktin tuaj. Ju mund të kërkoni ndihmën e më të rriturve për të krijuar një plan strategjik për produktin tuaj. 2. Çfarë mësuat falë këtij ushtrimi? A e shihni veten ndërmarrës në të ardhmen? Nëse po, argumentoni përgjigjen tuaj dhe nëse jo, cilat janë arsyet?PROVONI VETENFig. 1 Analizimi i kostos dhe fitimit nga produkti Fig. 2 Produkti i gatshëm për treg143TEMA 8 NDËRMARRËSI I RI

