Page 146 - Demo
P. 146
Marketingu dhe reklamimi i produkteve Kur flasim për krijimin e produkteve dhe suksesin që ato do të kenë në tregun e punës, duhet të kuptojmë që kjo lidhet ngushtë me dy koncepte, siç është marketingu dhe reklamimi. Marketingu lidhet ngushtë me krijimin e produktit ose me ndryshimin e një produkti ekzistues. Parimet e marketingut janë shumë të rëndësishme për të gjitha fazat e promovimit dhe zhvillimit të produktit. Marketingu përfshin të gjitha aktivitetet që lidhen me tregtinë, nga blerja e lëndëve të para deri te nxjerrja e mallrave në treg dhe më pas shitja e tyre. Parimet e marketingut janë të rëndësishme në të gjitha fazat e zhvillimit dhe promovimit të produktit. Gjithashtu, qëllimi i marketingut është të analizojë kërkesën dhe të parashikojë kostot dhe fitimet.marketing, reklamim, ndryshim, promovim, markë.FJALË KYÇE: ndryshon një produkt ekzistues.Në zonën ku banoni, mund të keni vënë re mbylljen e një biznesi dhe hapjen e një tjetri. Si mendoni, cilët mund të jenë disa nga faktorët që ndikojnë në mbylljen e një biznesi? AKTIVITETVetëm falë analizës së marketingut, ne do të jemi në gjendje të kuptojmë se si mund të ndryshohet një produkt ekzistues. Çka është e rëndësishme të kuptohet në tregun e konsumatorit është fakti nëse duhet që produktin ekzistues ta reklamojmë ndryshe, apo ky produkt ka vërtet nevojë të pësojë disa ndryshime që t’iu përgjigjet kërkesave të konsumatorit. Për këtë, duhet të jemi në gjendje së pari të analizojmë pse nuk po ecën siç duhet produkti ekzistues dhe çfarë ndryshimesh duhet t’i bëjmë. Marketingu është përgjegjës për cilësinë e mirë të shërbimeve apo mallrave që merr konsumatori. Gjithashtu, çdo kompani duhet të kujdeset që konsumatori të jetë i kënaqur me produktin ose shërbimin e blerë, pasi vetëm kështu do të dëshirojë ta kontaktojë sërish kompaninë. 144Reklamimi i një produkti duke i dhënë fokus të ri 8.3Nxënësi/ja:

