Page 147 - Demo
P. 147
Promovimi Branding-u (promovimi i markës) është krijimi i një imazhi tërheqës për një produkt ekzistues (fig. 1), nëse duam që produkteve të caktuara t’u japim hov në treg. Procesi i marketingut fillon me krijimin e një ideje biznesi. Parimisht, marketingu mund të zgjasë aq sa jeton dhe punon kompania, sepse është një cikël i vazhdueshëm veprimesh, falë të cilit shitjet dhe fitimet e biznesit jo vetëm që nuk bien, por edhe rriten. Marketingu është një proces që përfshin disa aktivitete të cilat synojnë promovimin e një produkti ose shërbimi nga prodhuesi te konsumatori.Ndërkohë duhet të kuptojmë që pjesë shumë e rëndësishme e arritjes së suksesit është edhe reklamimi. Reklamimi është pjesë e aktivitetit të marketingut.ReklamimiSot ka disa mënyra se si mund të realizohet promovimi i produkteve. Ajo që ju njihni edhe më shumë është reklamimi duke përdorur median apo internetin (fig. 2). Ndërkohë, ekzistojnë edhe forma të tjera reklamimi, siç p.sh. prezantimi i produktit nëpër panaire biznesi, prezantimi i produktit në treg, ose mund të ketë reklamime që shfaqen në gazeta, revista, postera etj., që të arrijmë audiencën e synuar.Reklamimi ndihmon në krijimin e një lidhjeje midis kompanisë dhe klientëve të saj. Ai krijon një imazh të produktit në mendjet e konsumatorëve, duke u shpjeguar atyre meritat e produktit dhe avantazhet që ka ai ndaj të tjerëve.1. Sillni në klasë tri modele të ndryshme reklamimi. 2. Analizoni se çfarë reklamojnë ato. 3. Cila është audienca e synuar? 4. Cila është, sipas jush, reklama më e mirë dhe pse? PROVONI VETENFig. 1 Krijimi i logos së produktit Fig. 2 Reklamimi i produktit për treg145TEMA 8 NDËRMARRËSI I RI

