Page 148 - Demo
P. 148
Investimet Kur shohim lajmet, hasim shpesh njoftime që grupime të ndryshme, të huaja, investojnë shuma të caktuara monetare në Kosovë nëpërmjet projekteve të tyre. Këto projekte kanë në fokus fusha të ndryshme. Disa prej tyre investojnë në arsim, siç mund të jetë për shembull rikonstruksioni i shkollave (fig. 1), disa të tjera investojnë në fushën e turizmit, siç mund të jetë ndërgjegjësimi i të rinjve për të punuar në sektorët e turizmit (fig. 3). Investime mund të bëhen edhe në infrastrukturën rrugore, të cilat kanë qëllim të përmirësojnë qarkullimin rrugor. Pra, në këtë rast, po flasim për investime të huaja që bëhen në Kosovë. Ndërkaq, edhe shteti investon në asete të caktuara për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës (si p.sh., ofrimi i shërbimeve të një cilësie më të lartë, apo ndërtimi i parqeve të lodrave për fëmijët, fig. 2). Në këtë rast po flasim për investime të brendshme, të cilat kanë gjithashtu qëllim përmirësimin e jetës në Kosovë. Ndërkohë, në jetën e përditshme, edhe vetë individët realizojnë investime. Një ndër investimet që edhe ju duhet të keni dëgjuar, është p.sh blerja e një shtëpie apo ndërtimi i një shtëpie. investim, portofol financiar, origjina e kapitalit, risku, pronësia e burimeve. FJALË KYÇE:Si do ta shpjegonit shprehjen: Investo sot në shkollimin tënd, që të kesh një të ardhme të suksesshme nesër? Argumentoni mendimin tuaj. AKTIVITET përshkruan rolin e investimeve.Roli i investimeve Për të përcaktuar rolin e investimeve, duhet të dimë se si klasifikohen ato. Nuk është gjithnjë e lehtë të japësh një përshkrim të shkurtër se çfarë quajmë investime, pasi ato kategorizohen sipas llojit të investimit. Gjithashtu, edhe kategorizimi i investimit bëhet në varësi të: • llojit të objektit të investimit; • qëllimit të investimit; • ndarjes sipas formës së pronësisë së burimeve; • ndarjes sipas origjinës së kapitalit; • ndarjes sipas shkallës së rrezikshmërisë, nivelit të likuiditetit, urgjencës, formës së kontabilitetit dhe veçorive të tjera.Fig. 1 Investim në rikonstruksionin e një shkolleFig. 2 Investim në ndërtimin e një parku lodrashFig. 3 Investim në sektorin e turizmitNxënësi/ja:146Roli i investimeve 8.4

