Page 15 - Demo
P. 15


                                    Çfarë janë polimeret?Materialet që përdoren në jetën e përditshme dhe në teknologji përbëhen nga molekula. Molekulat që kanë aftësi të lidhen bashkë në zinxhirë shumë të gjatë duke formuar makromolekula (molekula të mëdha), quhen polimere. Materiale të tilla, si: plastika, goma, druri dhe fibrat përbëhen nga molekula polimere. Ndërsa materiale të tjera, si: qeramika, qelqi apo metalet përbëhen nga monomere (molekula që nuk lidhen midis tyre në zinxhirë të gjatë, por kanë strukturë të rregullt vendosjeje). Polimeret mund të gjenden kudo rreth nesh, nga vargu i ADN-së sonë, i cili është një biopolimer natyral, te polipropileni që përdoret në të gjithë botën si plastikë.Klasifikimi i polimereve Polimeret mund të gjenden në bimë dhe kafshë (polimere natyrore) ose mund të krijohen nga njeriu (polimere sintetike) (fig. 2). Polimeret natyroreAto gjenden në natyrë, te bimët, kafshët dhe njerëzit. Të tilla janë proteinat, celuloza dhe goma. Bimët përbëhen nga një polimer i quajtur celulozë, e cila gjendet te kërcelli dhe trungu i pemëve. Celuloza përdoret për prodhimin e fibrave tekstile dhe letrës. Një tjetër polimer natyror, i cili prodhohet nga bimët, është goma. Goma nxirret nga lëngu (qumështi) i disa bimëve tropikale, që quhet kauçuk. Ekzistojnë gjithashtu polimere të biodegradueshme, të quajtura biopolimere.Polimere sintetikeKëto janë polimere të prodhuara nga njeriu, për shembull, goma sintetike dhe plastikat artificiale. Plastika artificiale është polimeri sintetik më i zakonshëm dhe i përdorur gjerësisht. Ajo përftohet nga përpunimi kimik i hidrokarbureve me bazë nafte dhe qymyrguri. Përdoret në industri dhe produkte të ndryshme për paketim, lodra, pajisje elektronike etj. Najloni dhe poliesteri përdoren për veshje dhe përdorime të tjera.Ekzistojnë edhe polimere gjysmësintetike. Ato rrjedhin nga polimere natyrore dhe u nënshtrohen modifikimeve të mëtejshme kimike. Për shembull, nitrati i celulozës dhe acetati i celulozës.1. Cila është lënda e parë për prodhimin e plastikës?2. Tregoni hapat që ndiqen për prodhimin e plastikës.3. Çfarë janë polimeret dhe si klasifikohen ato?4. Kërkoni në internet dhe sillni shembuj produktesh që janë prodhuar nga polimeret artificiale.PROVONI VETENcelulozëADNShembuj polimeresh natyrore dhe sintetikePolimeret natyrore krijohen nga organizmat e gjallë.Polimeret sintetike krijohen nga reaksionet kimike në laborator.leshkauçukteflonnajlonepoksidpoliestërFig. 2 Shembuj polimeresh natyrore dhe sintetike13TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19