Page 150 - Demo
P. 150
Aktivitet praktik me përfshirjen e fëmijëve: Ky mësim ka si synim të zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë komunitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Secili nga ne duhet të kontribuojë për një shoqëri të orientuar nga empatia, dashuria dhe toleranca. Për të realizuar këtë aktivitet në shkollë, do t´ju këshillonim të bashkoheshit edhe me klasat e tjera, në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet sa më shumë.Gjatë dy kapitujve të fundit keni mësuar si të krijoni produkte apo si të krijoni një plan-biznes për të qenë një ndërmarrës në të ardhmen. Ndërkohë në këtë mësim do t´ju kërkojmë që, nëpërmjet një plani të mirëfilltë, të organizoni një fushatë bamirësie në qytetin tuaj. Mos harroni cilësitë dhe veçoritë e ndërmarrësit për ta realizuar me sukses këtë aktivitet. Ju mund të zgjidhni njërën nga idetë e mëposhtme për të realizuar aktivitetin tuaj të bamirësisë: 1. Të shkoni të kaloni një ditë në shtëpinë e të moshuarve, duke iu shërbyer atyre ushqim apo duke bërë me ta aktivitete, si p.sh t’u lexoni një libër, të bëni një lojë me birila, apo thjesht të tregoni pak për rëndësinë që ka respekti ndaj të moshuarve (fig. 1).2. Të shpërndani në shkollën dhe lagjen tuaj disa postera të vegjël për të grumbulluar rroba dhe lodra, të cilat nuk i përdorni më. Mos harroni: në poster duhet të shënoni vendin ku do të grumbullohen lodrat dhe rrobat, ditën dhe orarin në të cilin mund të sillen pakot. Posteri duhet të përmbajë edhe destinacionin ku do të dërgohen më pas këto ndihma. Mos harroni: transparenca është çelësi i suksesit të ndërmarrësisë, por edhe i bamirësisë. 3. Mund të organizoni një panair ushqimor, ku njëri grup duhet të përgatitë ushqimet, grupi tjetër duhet të përgatitë vendin në të cilin do të tregtohen ushqimet, ndërsa një tjetër grup duhet të përgatitë ftesat me ditën, orën dhe vendin ku do të organizohet panairi ushqimor. Ka rëndësi caktimi i personave që do të kujdesen për mbledhjen e të ardhurave financiare gjatë tregtimit të produkteve, të ardhura që mund të dhurohen për një rast bamirësie të cilin mund ta zgjidhni ju së bashku, ose mund t’i përdorni të ardhurat për të krijuar një tjetër aktivitet edhe më të madh. Nëse do të zgjidhni që të ardhurat t’i investoni, mos harroni te shkruani planin e investimit dhe të merrni parasysh të gjithë hapat e nevojshëm të implementimit të aktivitetit. Gjatë organizimit të aktiviteteve, ju këshillojmë të realizoni foto gjatë çdo procesi të zhvillimit të aktivitetit. Këto foto mund t’i përdorni për të pasuruar këndin e shkollës, apo t’i shkëmbeni me shkolla të tjera që kanë bërë aktivitete të ngjashme. Ju mund të ndërmerrni nisma të tjera, të cilat i përgjigjen më së miri nevojave dhe dëshirave që keni në shkollën tuaj. E rëndësishme në këtë nismë është implementimi i suksesshëm i aktivitetit të bamirësisë. organizon aktivitete bamirësie në grup, me në fokus ndërmarrësinë.Fig. 1 Pjesëmarrja e fëmijëve në aktivitete me fokus bamirësinëxcvxcvxcv 0.0Nxënësi/ja:148Bamirësia në fokus të ndërmarrësisë 8.5

