Page 151 - Demo
P. 151
Para se të shpjegojmë mënyrën se si përpilohet plani për menaxhimin e të ardhurave, ju do të njiheni me disa pika të rëndësishme për të hartuar një plan të suksesshëm biznesi. Plani i biznesit Nëse në të ardhmen do të vendosni të jeni ndërmarrës, është shumë e rëndësishme që të keni një vizion të qartë të asaj që dëshironi të krijoni (fig. 1). Disa nga pyetjet e mëposhtme do t´ju orientojnë të hartoni qëllimet, objektivat dhe vizionin e biznesit tuaj. • Cilat janë arsyet e fillimit të këtij biznesi?• Çfarë synojnë të arrijnë sipërmarrësit nëpërmjet lancimit të këtij biznesi?• Biznesi do t’i plotësojë apo do t’i zëvendësojë të ardhurat kryesore të sipërmarrësve të vet?• Ku do të jetë biznesi në 5 vitet e ardhshme?Përcaktimi i vizionit do të ndihmojë në identifikimin e objektivave të qarta dhe sfiduese dhe do të përcaktojë se si këto objektiva do të zbatohen gjatë zhvillimit të sipërmarrjes.Së dyti, vlen të theksojmë se menaxhimi i marketingut duhet të jetë pjesë e planit të biznesit, sepse duhet të përcaktoni një buxhet për funksionet e mëposhtme: • shitjet dhe marketingun;• financat;• angazhimi dhe personeli;• zhvillimi/burimi i produktit;• procedurat ligjore;• administrata.Plani duhet të marrë në konsideratë se si performanca e biznesit do të vlerësohet dhe matet kundrejt objektivave dhe si do të koordinohen rolet e stafit të angazhuar në sipërmarrje. Në pjesën e dytë do të flasim për objektivat e shitjes, të cilat lidhen ngushtë me të ardhurat dhe menaxhimin e tyre. plani i biznesit, menaxhim, para, fitim.FJALË KYÇE:Në këtë mësim, do të përdorni arkën tuaj të kursimeve (nëse e keni një të tillë), si shembull për një aktivitet, nga i cili do të mësoni si të menaxhoni në të ardhmen të ardhurat tuaja personale.AKTIVITET përpilon planin se si do t’i menaxhojë paratë e fituara.Fig. 1 Plani i biznesit149Nxënësi/ja:Përpilimi i planit të menaxhimit 8.6

