Page 152 - Demo
P. 152
Objektivat e shitjes Është shumë e rëndësishme që edhe parashikimet e shitjeve të kategorizohen sipas:• llojit të shitjeve ose të shërbimeve sipas sasisë dhe vlerës;• shitjeve, të cilat mund të kategorizohen sipas grupit të konsumatorëve dhe territoreve;• shitjeve nëpërmjet distribucionit (shpërndarjes) apo reklamimit. Parashikimet financiare për investime të rejaKur ndërtojmë një sipërmarrje, para së të flasim për të ardhurat, në fillim duhet të marrim në konsideratë kostot e ndryshme që investohen për krijimin e sipërmarrjes.Këto kosto kategorizohen në: • kosto të fillimit të biznesit;• buxhet personal i sipërmarrësve të biznesit;• financime shtesë;• detaje mbi mënyrën e shpenzimit të fondeve;• parashikim i hollësishëm i rrjedhës së parasë, i cili vlerëson se sa para do të jenë në dispozicion për çdo muaj;• parashikim i fitimeve-humbjeve;• parashikim i bilancit, i cili jep një pamje të pozitës tregtare të biznesit në një pikë të caktuar në të ardhmen.Tashmë mund të ndërtojmë planin e menaxhimit të parave në të ardhmen, duke u bazuar kryesisht te parashikimi i hollësishëm i rrjedhës së parasë, i cili vlerëson se sa para do të jenë në dispozicion për çdo muaj; si dhe te parashikimi i bilancit, i cili jep një pamje se si do të jetë biznesi në të ardhmen. Çdo ndërmarrës synon të rritë kapitalet e veta nëpërmjet financimit të të ardhurave për të krijuar produkte të reja. Për këtë arsye, një plan i menaxhimit të të ardhurave do të marrë në konsideratë paratë që duhen për mbarëvajtjen e biznesit aktual, duke u bazuar tek analiza e kostove, por edhe te të ardhurat që ka ndërmarrësi në dispozicion për të zgjeruar kompaninë e vet. Është e rëndësishme për investitorët që të kryejnë investime të zgjuara, që u përgjigjen gjithnjë e më mirë kërkesave të konsumatorit në mënyrë që biznesi i tyre të jetë fitimprurës.1. Cila është diferenca ndërmjet planit të biznesit dhe planit të menaxhimit të të ardhurave?2. Si mund të bëni në familje një plan të menaxhimit të të ardhurave? Mos harroni: plani i menaxhimit të të ardhurave hartohet pasi të keni parashikuar kostot (në rastin konkret, kostot në familje, të cilat përfshijnë të gjitha shpenzimet mujore ose shpenzimet e parashikuara vjetore). PROVONI VETEN150TEMA 8 NDËRMARRËSI I RI

