Page 153 - Demo
P. 153
Sfidat e një ndërmarrësi të suksesshëmNjë ndërmarrës udhëhiqet gjithnjë nga kreativiteti, pasioni dhe aftësia për t’i kthyer idetë novatore në biznes. Një ndërmarrës kërkon më të mirën nga vetja dhe ka gjithnjë dëshirë të jetë në ngritje të vazhdueshme. Cilado qoftë forma se si e zhvillon një ndërmarrës kompaninë apo biznesin e vet, ai gjithnjë duhet të jetë udhëheqës i zoti. Disa nga aftësitë më kryesorë të ndërmarrësit paraqiten në skemën e mëposhtme.ndërmarrës, sukses, sfidë, aftësi, menaxhim, marketing.FJALË KYÇE:A njihni ndonjë ndërmarrës të suksesshëm në zonën ku jetoni? Si mendoni, cilët mund të jenë faktorët që kanë ndihmuar në zhvillimin e biznesit të tij?AKTIVITET prezanton punën e një ndërmarrësi të suksesshëm.Për të njohur më nga afër se çfarë e bën një ndërmarrës të suksesshëm, do t’ju këshillonim të zhvilloni një vizitë studimore në një kompani të suksesshme në zonën ku jetoni dhe të bëni intervistën e mëposhtme me ndërmarrësin e kompanisë. Askush nuk mund ta prezantojë më mirë se vetë ndërmarrësi rrugën nëpër të cilën ai ka kaluar, sfidat me të cilat është përballur dhe ritmin e punës që ka ndjekur për të qenë i suksesshëm. 151Nxënësi/ja:Ndërmarrës i suksesshëm 8.7

