Page 155 - Demo
P. 155
AAC (rrymë alternative; ang. alternating current) - rrymë elektrike që në mënyrë periodike ndryshon drejtimin dhe madhësinë e saj me kalimin e kohës.antivirus - program kompjuterik që përdoret për të parandaluar, zbuluar dhe hequr programet maluer (viruset etj.).Bbackspace - buton në tastierë që shërben për fshirjen e karakterit që ndodhet në të majtë të kursorit.backstage view - pamja e fshehur (prapaskenë).bakelit - materiali i pare sintetik i prodhuar nga bashkimi i fenolit dhe formaldehidit, dy përbërës që përftoheshin nga katrani i qymyrit dhe alkooli i drurit (metanoli).bamirësi - dhënia vullnetare e ndihmës, zakonisht në formë veshjesh, ushqimesh, parash, për ata që kanë nevojë.bateri - grup celulash të bashkuara në seri ose paralel, për të siguruar energji elektrike.bioplastikë - material i biodegradueshëm që vjen nga burime të rinovueshme dhe mund të përdoret për të reduktuar problemin e mbetjeve plastike që ndotin planetin dhe mjedisin.blank - dokument i zbrazët (bosh).burime jo të ripërtëritshme - burimet në të cilat një substancë natyrore nuk plotësohet me shpejtësinë me të cilën konsumohet.Ccelulë elektrike - burimi më i vogël dhe i thjeshtë i energjisë.celulozë - material fijor me origjinë bimore.clipboard - vendndodhje në një memorie kompjuteri, për ruajtjen dhe transferimin afatshkurtër të të dhënave (tekst i prerë ose i kopjuar) në programet aplikative.Ççelës elektrik - element që hap ose mbyll qarkun elektrik.DDC (rrymë e vazhduar; ang. direct current) - rrymë elektrike që siguron tension ose rrymë konstante.delete - buton në tastierë që shërben për fshirjen e karakterit që ndodhet në të djathtë të kursorit ose të një pjese të tekstit të zgjedhur.dinamometër - instrument matës që shërben për të matur forcën dhe peshën e një objekti.dizajn i produktit - procesi i projektimit të një produkti, i cili nis me zhvillimin e idesë dhe mbaron me përftimin e produktit real.Eekologji - shkenca që merret me studimin e marrëdhënieve midis gjallesave dhe mjedisit të tyre fizik.energji e ripërtëritshme – (ndryshe, ‘energji e gjelbër’) energjia e mbledhur nga burimet e ripërtëritshme që riprodhohen natyrshëm.153Fjalor

