Page 156 - Demo
P. 156


                                    Ffibra celuloze - fibra që merren nga lëvorja, druri ose gjethet e bimëve, ose nga materiale të tjera me bazë bimore.format 2D - forma që kanë vetëm dy dimensione (gjatësi dhe lartësi). Ato ekzistojnë vetëm në një rrafsh të vetëm.format 3D - forma që kanë ose ekzistojnë në tri dimensione (gjatësi, gjerësi dhe lartësi).GJgjysmë-prodhimet - produktet që përftohen pas përpunimit të lëndës së parë.Hhobi - interes a veprimtari që njerëzit e bëjnë për kënaqësi në kohën e lirë.HTML (Hyper Text Markup Language) - gjuha standarde e shënjimit për dokumentet e krijuara për t’u shfaqur në një shfletues uebi.HTTP (Hyper Text Transfer Protocol) - protokolli për aksesimin e faqeve ueb.Iingranazh - element i dhëmbëzuar (me rrota me dhëmbë nga jashtë), për transmision mekanik, që përdoret për të transferuar lëvizjen dhe fuqinë midis komponentëve të makinës.IP (Internet Protocol) - protokoll që përcakton formën e adresimit në internet.investim - veprimi ose procesi i investimit të parave për fitim.ISP (Internet Service Provider) - kompani që ofron shërbimin e lidhjes me internetin me pagesë.Kkalenderim - proces special për filmat dhe fletët plastike me volum të lartë, me cilësi të lartë, i përdorur kryesisht për PVC, si dhe për disa termoplastikë të tjerë të modifikuar.karrierë - puna që një person zgjedh të bëjë gjatë jetës.konstruksion - mënyra e lidhjes dhe vendosjes së pjesëve përbërëse në një ndërtesë, mekanizëm etj.kremalierë - lloj transmetuesi linear që përfshin një ingranazh rrethor dhe një ingranazh linear e që, së bashku, e shndërrojnë lëvizjen rrotulluese në lëvizje lineare.kronometër - pajisje portative për matjen e kohës me saktësi të madhe.Llaminate plastike - shtresa të ndryshme materiali të ngjitura së bashku nga një lloj polimeri ose materiali plastik.laminim - procesi i krijimit të materialit plastik me shtresa që njihen si laminate; ndodh kur dy ose më shumë shtresa materiali bashkohen nga kohezioni ose ngjitja. lëndë e parë - baza materiale fillestare për prodhimin e çdo produkti.Mmaterial - lënda me të cilën prodhohet një send.materiale jo-të zbërthyeshme - substanca që nuk mund të dekompozohen ose të zbërthehen nga mikroorganizmat dhe organizmat e tjerë të gjallë, duke krijuar ndotje në mjedis.materiale te riciklueshme - materiale organike si qelqi, plastika, metali ose letra, të cilat përpunohen me qëllim që të përdoren sërish.154FJALOR
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160