Page 157 - Demo
P. 157


                                    materiale plastike - grup materialesh që karakterizohen nga plasticiteti.mekanizëm - sistem pjesësh që punojnë së bashku në një makinë; një pjesë makinerie. mekanizma (inxhinierikë) - trupa të ngurtë, të lidhur me nyjë, për të realizuar një transmetim të dëshiruar të forcës dhe/ose lëvizjes.Microsoft Word - program kompjuterik për përpunimin e tekstit.mjedis - gjithçka që na rrethon.morsë - pajisje për mbajtjen dhe kapjen e detaleve.motor elektrik - pajisja që përdor energjinë elektrike për ta shndërruar energjinë mekanikenë formën e lëvizjes rrotulluese.Nndërmarrës - person që ngre një ose disa biznese, duke marrë përsipër rreziqe financiare me qëllim fitimin e të ardhurave.novator - person që prezanton metoda, ide ose produkte të reja.Oobjekt - gjë materiale që mund të shihet dhe preket.Pparkezinë - lloji i parë i plastikës artificiale, përftuar nga një përzierje e kloroformit dhe vajit të ricinit.polietileni (PE) – polimer, që përdoret kryesisht për paketim (qese plastike, filma plastikë dhe kontejnerë, shishe etj).polimer - substancë e bërë nga vargje të gjata grupesh atomesh të përsëritura (kombinimi kimik i molekulave të vogla [monomere] për të prodhuar një molekulë shumë të madhe në formë zinxhiri ose vargu të gjatë).polimerizim - procesi kimik i formimit të polimereve.polistiren (PS) - polimer sintetik i bërë nga monomeret e stirenit aromatik të hidrokarbureve, i cili mund të jetë i ngurtë ose i shkumëzuar.polivinil kloruri (PVC) – (ndryshe klorur polivinili) polimeri sintetik ndër më të përdorurit e plastikës në botë pas polietilenit dhe polipropileve.profesion - punë në të cilën punon një person dhe për të cilën është shkolluar ose trajnuar.projeksion kënddrejtë - (ndryshe projeksion ortografik ose projeksion ortogonal) një teknikë vizatimi e përdorur në inxhinieri, arkitekturë dhe vizatim teknik për të paraqitur objekte 3-dimensionale në një plan 2-dimensional.Qqark elektrik - sistem elektrik me disa elemente, nëpër të cilin kalon rryma elektrike.Ssisteme hidraulike - sisteme që përdorin lëngun (si uji ose vaji) për të transmetuar lëvizjen dhe forcën.sisteme pneumatike - sisteme që përdorin ajër ose gaz të kompresuar për të kryer punë.sketchup - program modelimi 3D i Dizajnit të Ndihmuar me Kompjuter (CAD) për një gamë të gjerë aplikimesh vizatimi dhe dizajni, përfshi arkitekturën, dizajnin e brendshëm, dizajnin industrial dhe produktin, arkitekturën e peizazhit, atë civile dhe inxhinierinë mekanike, teatrin, filmin dhe zhvillimin e video-lojërave. 155FJALOR
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161