Page 158 - Demo
P. 158
skicë - vizatim që paraqet idenë fillestare të produktit (në vizatim teknik, skica është një vizatim me dorë të lirë ose një vizatim i përafërt, i bërë me dorë për të paraqitur formën, ose konceptin e përgjithshëm të një objekti ose dizajni).strukturë - mënyra si janë vendosur apo si janë lidhur pjesët përbërëse të diçkaje (renditja e grimcave ose pjesëve në një substancë apo trup).SHshfletues (web browser) - program që instalohet në kompjuter dhe që shërben për të hapur faqet e internetit dhe skedarët përkatës.shpenzues - elementi që funksionon duke konsumuar energji elektrike.Tteknologji - zbatimi i dijeve dhe teknikave për të përmirësuar jetën e njeriut.template - dokument shabllon, model i gatshëm.termoformim plastik - proces i përpunimit të plastikës në të nxehtë.termoplastikët - materiale plastike që, pasi janë përdorur njëherë, mund të shkrihen, formohen dhe bëhen produkte të reja me anë të riciklimit.termostabile - lëndë plastike që pasi kanë marrë një formë të caktuar, nuk zbuten më nën efektin e nxehtësisë dhe nuk mund të ripërdoren.transmetues - mekanizmat që bëjnë transmetimin e lëvizjes nga një pjesë të makinës në një pjesë tjetër.transmision - (ndryshe, kuti ingranazhi) - pajisje mekanike që përdor ingranazhet për të ndryshuar shpejtësinë ose drejtimin e rrotullimit në një makinë.TCP (Transmission Control Protocol) - një nga protokollet që përcakton mënyrën e lëvizjes së paketave nga njëra pajisje te tjetra (nga dërguesi te marrësi).transport - mënyrë për të lëvizur njerëzit ose produktet nga një vend në një tjetër.UURL (Uniform Resource Locator) - gjetësi uniform i burimeve është një adresë që specifikon vendin e një skedari në rrjet.URN (Uniform Resource Name) - emri uniform i burimit është një adresë që identifikon vetëm emrin e një elementi (apo skedari) në një vendndodhje të caktuar.Vvirus kompjuterik - lloj softueri me qëllim të keq, ose maluer, që përhapet midis kompjuterëve dhe shkakton dëme në të dhëna dhe në softuerë.vizatim teknik - paraqitja e objekteve të vizatuara në mënyrë të tillë që tregon pamjet e tij në plane të ndryshme dhe përmasat e tij.Wweblog (shpesh blog) - faqe interneti e përditësuar shpesh, e përdorur për komente personale ose përmbajtje biznesi. Blogjet janë shpesh ndëraktive dhe përfshijnë seksione në fund të postimeve individuale të blogut ku lexuesit mund të lënë komente.www (World Wide Web) – (i njohur gjithashtu si ueb, ose W3) të gjitha faqet e internetit ose faqet publike në të gjithë botën, që përdoruesit mund t’i qasen në kompjuterët e tyre lokalë dhe pajisjet e tjera përmes internetit.156FJALOR

