Page 16 - Demo
P. 16
tub ajripistoni i ngjyrësplastika e shkrirëgjilpërae fryrjesgjysma e kallëpitkallëpi (shablloni; modeli)pjesa e derdhurpjesa e derdhurekstruzoriparizonikaviteti i kallëpitlinjat e ftohjesMënyrat e formimit të plastikësPër shkak të formueshmërisë së tyre të shkëlqyer, janë zhvilluar metoda të ndryshme fabrikimi për plastikë. Plastikat mund të formësohen lehtë, të derdhen, të ekstrudohen, të shtrihen ose rrotullohen. Ato mund të formohen duke rrjedhur sipas profilit të kallëpit ose të stampohen pa pasur nevojë për nxehtësi dhe presion. Pas kalimit të proceseve parësore të fabrikimit, vetitë e tyre mekanike u lejojnë atyre t’u nënshtrohen proceseve dytësore, të ngjashme me ato të metaleve, si: prerja e pjesëve të tepërta (trimming), ndarja në pjesë, prerja (cutting), bluarja, shpimi, ngjitja dhe bashkimi.Procesi i përgjithshëm i formimit të artikujve plastikë konsiston në vendosjen e lëndëve të para në një kallëp dhe më pas bëhet ngrohja e tyre. Formimi mund të bëhet me metoda të ndryshme. Zgjedhja e metodës së formimit varet nga lloji i artikullit që do të prodhohet. Disa nga metodat e formimit të materialeve plastike janë:formimi me fryrje; formimi me derdhje; formimi me rrotullim; formimi me ngjeshje.Në figurën 1 jepet makineria që shërben për derdhjen e plastikës me injeksion.përshkruan artikujt plastikë, prodhimin e tyre nëpërmjet prezantimit digjital dhe mënyrat e përpunimit të materialeve artificiale.Kujtoni punën me plastelinë. Diskutoni si i keni krijuar modelet me të.AKTIVITETderdhje, ekstrudim, injektim, termoformim.FJALË KYÇE:Formimi me fryrjeKjo metodë e prodhimit të artikujve prej plastike është pak a shumë e njëjtë me atë që përdoret në industrinë e qelqit. Materiali plastik i papërpunuar, me anë të fryrjes, shndërrohet në artikuj të zbrazët plastikë, si: kavanoza, shishe, lodra etj. (fig. 2). Hapat kryesorë të formimit me fryrje janë:• ngrohja e plastikës dhe formimi i saj në një tub të quajtur parizon ose paraformë;• mbyllja dhe shtrëngimi i paraformës midis dy shtampave;• fryrja e paraformës;• ftohja dhe nxjerrja e produktit.Makineria për derdhjen e plastikës me injeksionFig. 1Fig. 2 Formimi me fryrjexcvxcvxcv 0.0Nxënësi/ja:14Procesi i fabrikimit të plastikës 1.4

