Page 17 - Demo
P. 17
Formimi me fryrje mund të kategorizohet në dy lloje kryesore procesesh: derdhje me nxjerrje (ekstruksion) dhe derdhje me injeksion. Ekstrudimi plastikGjatë këtij procesi, pluhuri plastik futet në makinën e përpunimit përmes një hinke. Polimeri nxehet brenda një fuçie, në një temperaturë të kontrolluar. Një vidë e shtyn plastikën e shkrirë përgjatë një gypi, derisa shkon te formësuesi. Aty merr një formë të caktuar, më pas forma del dhe lihet në ftohje për të marrë formën përfundimtare (fig. 3). Kjo është një nga mënyrat më të zakonshme për të prodhuar produkte plastike, si: tubacionet, produktet e ndërtimit si ventilimi, kornizat e dyerve dhe dritareve etj.InjektimiPërmes një hinke, polimeri plastik futet në një fuçi, ku shkrihet përmes nxehësve. Një vidë e motorizuar injekton polimerin e lëngshëm në një kallëp të caktuar, nën një temperaturë të kontrolluar, ku krijohet forma e produktit (fig. 4). Formimi me injektim përdoret për të prodhuar produkte me vëllime të mëdha në një interval të shkurtër kohor. Me anë të tij, prodhohen: parakolpët e automjeteve dhe kazanët, tabelat automobilistike, çelësat elektrikë, pajisjet mjekësore dhe kapakët e shisheve plastike.1. Cilat janë disa nga proceset e derdhjes së plastikës?2. Tregoni dallimin ndërmjet derdhjes me ekstruksion dhe asaj me injeksion.PROVONI VETENhinka e furnizimitpeleta plastikenxehësit ngjyrë formësimivida rrotulluese cilindri plastika e shkrirë ekstrudimituba dhe pipëzafletë dhe filmapjesë strukturoreKokrriza plastike të futura përmes hinkës (gypit) në cilindër dhe të nxehura deri në gjendje shkrirjejeBurgjia e injekton me presion plastikën e shkrirë në zgavrën e kallëpit përmes daljeve dhe drejtuesve.Plastika e nxehur mbush cilindrin - burgjia e motorizuar e shtyn plastikën e shkrirë në kallëp.Produkti plastik lihet të ftohet dhe ngurtësohet, para se të nxirret nga kallëpi i hapur.1324Fig. 3 Ekstrudimi plastikFig. 4 Prodhimi i plastikës me injektimPër të mësuar mënyra të tjera të formimit të plastikës, shikoni Fletoren e punës.15TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE

