Page 18 - Demo
P. 18
Materialet termoplastike Materialet termoplastike kanë vetinë që, pas shkrirjes në temperatura të larta, formimit dhe ftohjes, mund të shkrihen dhe të derdhen përsëri. Termoplastiket janë polimere me peshë të lartë molekulare, të cilat kur janë në kontakt me nxehtësinë (në varësi të materialit plastik, ka një ndryshim të sjelljes me temperaturën), arrijnë një gjendje të lëngshme homogjene. Pasi ftohet, termoplastiku bëhet një material i fortë. Në temperatura shumë të ftohta, ato bëhen të brishta dhe thyhen. Të gjitha këto veti janë të kthyeshme, kur bien sërish në kontakt me nxehtësinë. Kjo karakteristikë bën që materialet termoplastike të riciklohen dhe të përdoren për qëllime të ndryshme. Nëse ripërdoren vazhdimisht, vetitë e tyre fizike zvogëlohen, duke ndikuar kështu edhe në karakteristikat e tyre mekanike, edhe në shkallën e ripërdorimit. Në varësi të temperaturës së cilës i nënshtrohet, i njëjti polimer mund të shndërrohet nga një material i fortë dhe i ngurtë, në një plastikë të lëmuar dhe fleksible. Llojet e materialeve termoplastikeTermoplastiket që përdoren më shpesh janë polivinilkloruri (PVC), polietileni (PE) dhe polistireni (PS). Ato përdoren në paketime, lodra, shishe detergjenti, tuba uji etj.Përparësitë dhe mangësitë e materialeve termoplastike. Vetitë e tyreVetitë e materialeve plastike:• Pjesët plastike mund të prodhohen në çdo formë dhe ngjyrë. Janë të këndshme për syrin.• Formohen, derdhen dhe bashkohen lehtësisht në forma komplekse.• Kanë larmishmëri në pamje, ngjyrë dhe transparencë.• Janë rezistente ndaj korrozionit. Pjesët e vogla plastike po fitojnë gjithashtu popullaritet, sepse janë shumë rezistente ndaj korrozionit (ndryshkut). Ndryshe nga pjesët metalike, ato nuk ndryshken ose gërryhen, edhe kur ekspozohen ndaj kimikateve ose ujit të kripur. Kjo i bën ato ideale për t’u përdorur në mjedise ku korrozioni është i madh, të tilla si në përpunimin e ushqimit ose pajisjet mjekësore.• Kanë përçueshmëri të ulët elektrike dhe termike, prandaj përdoren si izolatorë të mirë të nxehtësisë dhe elektricitetit. Kjo veti i bën shumë të përdorshme në qarqet elektrike.tregon vetitë dhe zbatimet e materialeve termoplastike.Nëse do të ndërtonit një shtëpi me materiale të riciklueshme, cilat do të ishin materialet më të mira për të ndërtuar dritaret, dyert dhe muret? Argumentoni përgjigjen, duke shpjeguar zgjedhjen për secilin material.AKTIVITETvetrata, dritare, dyer, termoplastike, materiale.FJALË KYÇE:Përparësitë0.0Nxënësi/ja:16xcvxcvxcv Llojet e materialeve termoplastike 1.5

