Page 19 - Demo
P. 19
• Kanë dendësi të vogël. Kjo do të thotë që produktet e bëra me pjesë plastike do të jenë në përgjithësi më të lehta se ato me materiale të tjera, p.sh. metali, duke i bërë ato më të lehta dhe më pak të kushtueshme për t’u transportuar. Shembuj: shishet, pjatat dhe gotat plastike, lodrat, qeset etj.• Janë izolues të mirë të nxehtësisë. Shembuj: dorezat e tenxhereve, kapakëve dhe tiganëve.• Janë izolues të mirë të elektricitetit. Shembuj: prizat, veshjet e telave elektrikë, çelësat etj.• Janë rezistente ndaj elementeve kimike. Plastika ofron rezistencë të madhe ndaj lagështirës, kimikateve dhe tretësve. Shkalla e rezistencës kimike varet nga përbërja kimike e plastikës. • Disa lloje të plastikës mund të riciklohen duke prodhuar artikuj të ndryshëm. Mbetjet termoplastike janë të ripërdorshme. Në vend që të hidhen mbetjet që ndodhin gjatë procesit të formimit me injeksion, materialet termoplastike mund të rikuperohen dhe shkrihen sërish për përdorim në të ardhmen.• Materiali riciklohet mirë. Materialet termoplastike janë të përshtatshme për riciklim, pasi ato shkrihen lehtësisht.1. Shkruani 4 përparësi të materialeve plastike dhe argumentoni përgjigjen.2. Shkruani 4 mangësi të materialeve plastike dhe argumentoni përgjigjen. 3. Shkruani disa nga produktet, për prodhimin e të cilave përdoren materiale plastike. PROVONI VETEN• pajisje sportive;• lodra;• shishe për pije;• enë për ruajtjen e ushqimit;• pajisje elektronike;• jelekë antiplumb;• qese ushqimore plastike;• shishe shamposh apo detergjentesh.1. Nuk janë të përshtatshme për aplikime në temperaturë të lartë. Disa materiale termoplastike, kur i nënshtrohen nxehtësisë së madhe, do të rilëngëzohen, duke i bërë më pak të përshtatshme për përdorim kur pritet t’i nënshtrohen nxehtësisë. 2. Materialet termoplastike kanë rezistencë të dobët ndaj tretësve shumëpolarë, tretësve organikë dhe hidrokarbureve.3. Disa plastikave u prishet struktura nga ekspozimi në dritën e diellit.. 4. Mbetjet e plastikës nuk asgjësohen dhe nuk shpërbëhen në mënyrë natyrale. 5. Disa plastika nuk riciklohen, duke përfunduar si mbetje, të cilat sjellin ndotjen e mjedisit.Aplikimet e materialeve termoplastikeNjë nga fushat kryesore ku përdoren termoplastiket, janë sistemet e tubacioneve, si: ujësjellësi, kanalizimet etj., që gjenden në qytetet moderne. Kostoja për të mbrojtur tubacionet e çelikut kundër mjediseve të vështira, ndonjëherë mund të jetë e lartë. Materialet termoplastike janë të përshtatshme, sepse mund t’u rezistojnë mjediseve gërryese. Gjithashtu, ato mund t’u rezistojnë temperaturave të larta e të ulëta, si dhe çdolloji lëngu.Materialet termoplastike përdoren për prodhimin e produkteve, si:Mangësitë17TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE

