Page 20 - Demo
P. 20


                                    Klasifikimi Mjetet ose veglat janë pajisje që përdoren për të kryer një punë, por që nuk konsumohen gjatë procesit. Ato i vijnë në ndihmë njeriut, duke rritur kështu shpejtësinë, fuqinë dhe saktësinë e punës. Në varësi të përdorimit të tyre, këto mjete mund të ndahen në: mjete dore, mjete elektrike dhe mjete mekanike.klasifikon mjetet e punës për nga funksioni, profesioni dhe materiali.Diskutoni në shtëpi me prindërit tuaj se cilat janë mjetet që përdorin më shpesh kur ndodhin defekte teknike në shtëpi. Mbajini shënim në fletore dhe diskutoni në klasë rreth tyre.AKTIVITETmjete pune dore, mjete elektrike, mjete mbajtëse, mjete goditëse.FJALË KYÇE:Fig. 1 Shembuj të mjeteve të dorësMjetet e punës të dorës Në përditshmëri, veglat e dorës janë më se të nevojshme. Ato janë vegla që vihen në veprim nga dora e njeriut, pa përdorur energji elektrike, si: sharrë hekuri dhe druri, dara, pinca, metri, çekani, çelësat etj (fig. 1). Mjetet e dorës janë të shumta dhe klasifikohen sipas:a) funksionit: mbajtëse, goditëse, shpuese, gërmuese, prerëse etj.b) profesionit: veglat e marangozit, rrobaqepësit, fermerit, hidraulikut etj.c) materialit: prej druri, metali, plastike etj.A. Në bazë të funksionit, mjetet e dorës ndahen në disa grupe: • mjete mbajtëse: kapëset, pinca, kaçavida, dara, çelësat;• mjete goditëse: çekani, vareja, sqepari etj;• mjete matëse: metër, nivel;• mjete shpuese: turjela, gozhda;• mjete prerëse: sharra, sëpata, thika;• mjete mprehëse: lima.B. Në bazë të profesionit, mjetet e dorës ndahen si më poshtë: • mjetet dhe veglat e marangozit: çekiçi, sharra, zdrukthi, sqepar, metër, turjela, dalta etj;• mjetet e rrobaqepësit: gjilpërë, metër, gërshërë, makinë qepëse;• mjetet e fermerit: beli, shata, lopata, kazma, kosa, drapër etj;• mjetet e hidraulikut: çelës hidraulik, pinca, çelës papagall, pistoletë nxehëse.Nxënësi/ja:18xcvxcvxcv 0.0 Veglat e dorës 1.6Nxënësi/ja:
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24