Page 21 - Demo
P. 21
1. Plotësoni fjalitë. • Veglat e dorës janë _________________________________________________• Mjetet elektrike janë ________________________________________________• Mjetet mekanike janë _______________________________________________2. Plotësoni tabelën me shembuj të veglave sipas përcaktimeve.Mjetet ShembujMjetet matëseMjetet shpueseMjetet prerëseMjetet mprehësePROVONI VETENC. Sipas materialit, mjetet e dorës ndahen në dy grupe:• vegla prej druri: çekan druri, pyka druri, vida druri etj;• vegla prej metali: turjela, sharrë, gërshërë, pinca, thika, gozhda, dadot, vidhat, bulonat, çelësat hidraulik etj. Këto mjete gjenden edhe të kombinuara me materiale prej druri ose plastike, me të cilat bëhen dorezat e tyre. Për shembull, dorezat e pincave janë prej plastike, doreza e thikës është prej druri ose plastike etj.Mjetet elektrikeMjetet elektrike janë vegla që vihen në punë nga dora e njeriut, duke përdorur gjithashtu energjinë elektrike. Ato kanë në përbërje një motor elektrik, i cili mundëson funksionimin e tyre. Të tilla janë: makina për shpim elektrik, sharrat elektrike, korrësja e barit etj. (fig. 2).Mjetet mekanikeMjetet mekanike e ndihmojnë njeriun në punë të ndryshme. Ndryshe nga veglat e dorës, makineritë mekanike kanë rendiment më të lartë në punë. Shembuj: makina qepëse, makina për kopjimin e çelësave (fig.3), makina për veshjen e kopsave etj.Fig. 2 Shembuj të mjeteve elektrikeFig. 3 Makina për kopjimin e çelësave19TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE

