Page 22 - Demo
P. 22
Në këtë mësim do të mësoni si të përdorni disa nga mjetet që shërbejnë për përpunimin e materialeve plastike. Por para se të filloni punën, lexoni rregullat për sigurinë teknike gjatë punës në laboratorin e teknologjisë. (Shtojcën e gjeni te Fletorja e punës.) përdor mjete të ndryshme për përpunimin e materialeve.A keni provuar ndonjëherë të prisni apo të hapni vrima në një material plastik? Sa e vështirë ka qenë? Diskutoni.AKTIVITETmjete pune dore, mjete elektrike, mjete mbajtëse, mjete goditëse.FJALË KYÇE:Sharrimi i plastikësLe të shikojmë si mund të presim një tub me material plastik të trashë dhe të fortë. Në varësi të llojit të plastikës që duhet të pritet, përdoren lloje të ndryshme sharrash, si: sharrë me dhëmbë të imët, sharrë hekuri, sharrë tavoline. Për prerjen e materialeve plastike të holla mund të përdoren mjete si: gërshëra, thikasharrë dhe prerësi. Në rastin tonë, rekomandohet të përdoret një sharrë me dhëmbë të imët dhe të vegjël, pasi do t’ju lejojë të bëni prerje me saktësi dhe pa e dëmtuar vetë plastikën (fig. 1). Për të realizuar prerjen, ndiqni këta hapa:1. Shtrëngoni plastikën që po prisni në tavolinën e punës me një pincë në formë C. 2. Filloni sharrimin duke përdorur gjithë gjatësinë e tehut. Lëvizeni sharrën me lëvizje të qeta e të shpejta para-mbrapa nëpër materialin plastik. Shpimi i vrimave në materialet plastikePër shpimin e plastikave të holla mund të përdoren mjete të thjeshta si gozhda apo çekani. Në rastet e shpimit të materialeve plastike të forta dhe me trashësi, përdoret trapani elektrik dhe një punto e vogël në varësi të diametrit të vrimës që do të hapet (fig. 2). Pasi të keni shënuar me laps vendin e shpimit, vendosni majën e burgjisë në vendin e shënuar, duke e mbajtur turjelën në këndin 900. Shtyni me ngadalë turjelën, derisa vrima të hapet. Kujdes në vendosjen e plastikës, në mënyrë që të mos dëmtoni veten dhe objektin. Fig. 1 Sharrimi i tubit plastikFig. 2 Shpimi i plastikës me trapan elektrikxcvxcvxcv 0.0Nxënësi/ja:20Përdorimi i mjeteve për përpunimin e materialeve plastike 1.7

