Page 23 - Demo
P. 23


                                    Ngjitja e materialeve plastikeNjë nga mjetet që përdoret më së shumti për ngjitjen e objekteve plastike është pistoleta ngjitëse. Ndryshe nga ngjitësit e zakonshëm që përdoren rëndom, ngjitja me pistoletë ka avantazhe, pasi ngjitësi nxehet para përdorimit e më pas thahet, gjë që e bën ngjitjen të qëndrueshme dhe të fortë. Pistoleta aplikohet në të gjitha llojet e sipërfaqeve plastike. Pistoleta me ngjitës të nxehtë është e lehtë për t’u përdorur, por gjithmonë duhet të ndiqni udhëzimet e mësuesit para se ta përdorni. Udhëzimet e sigurisë 1. Sigurohuni që gryka të mos ketë mbetje të vjetra të ngjitësit (fig. 3).2. Gjithmonë sigurohuni që pistoleta ngjitëse të jetë e shkëputur nga priza përpara se ta pastroni ose hiqni grykën.3. Asnjëherë mos përdorni ujë për të pastruar një pistoletë ngjitëse. 4. Nëse është e mundur, vishni një palë doreza kur punoni me ngjitës të nxehtë, për të mbrojtur duart nga nxehtësia dhe rrëmuja.Përdorimi i pistoletës ngjitëseHapi 1. Vendosni një shkop ngjitës në pjesën e pasme të veglës dhe rrëshqiteni brenda derisa të ndalojë. Hapi 2. Futni kordonin e pistoletës ngjitëse në prizën elektrike dhe shtypni butonin e ndezjes, nëse ka.Prisni disa minuta, derisa ngjitësi të nxehet. Pasi të jetë shkrirë mjaftueshëm, ngjitësi do të rrjedhë kur të tërhiqni këmbëzën. Drejtojeni grykën e pistoletës ngjitëse poshtë dhe vendoseni afër sendit që do të ngjitni. Tërhiqeni lehtë këmbëzën e pistoletës, derisa ngjitësi i shkrirë të fillojë të dalë nga gryka. Aplikojeni ngjitësin me pika, rrotullime ose vija të drejta, në varësi të sipërfaqes së ngjitjes, në të njëjtën mënyrë siç veproni për ngjitjen e letrave.Përdorni vetëm aq ngjitës sa ju nevojitet. Filloni me një sasi të vogël dhe më pas përcaktoni nëse keni nevojë për më shumë. Hapi 3. Prisni që ngjitësi të thahet. Hiqni grykën nga artikulli që sapo keni mbaruar së ngjituri. Nëse modeli i pistoletës ngjitëse që po përdorni ka një çelës ndezës/fikës, kthejeni atë në pozicionin “off”, vendoseni mënjanë dhe hiqeni nga priza.1. Provoni të prisni objektet plastike të mëposhtme: shishe uji, shishe detergjenti rrobash, kova ambalazhi për gjalpin, djathin, çokokremin, stilolaps që i ka mbaruar rezerva.Listës mund t’i shtoni objekte të tjera plastike (mbetje) që keni në shtëpi. • Cilat mjete do të përdornit për prerje? • Cilat nga objektet priten lehtësisht dhe cilat me vështirësi? Diskutoni me shoqet dhe shokët e klasës për detyrën që realizuat.PROVONI VETENFig. 3 Pastrimi i pistoletësHapi 1Hapi 2Hapi 321TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27