Page 24 - Demo
P. 24


                                    Krijimi i mbajtëses së stilolapsave me materiale plastikeStruktura bazë e mbajtëses së stilolapsave është në formën e prizmit ose cilindrit. Më pas mund ta dekoroni sipas dëshirës.Për realizimin e projektit, mund të përdorni materiale të riciklueshme. Mjetet e nevojshme: • pipëza plastike që përdoren për pirjen e lëngjeve;• 1 rul kartoni që shërben për mbajtjen e letrës së kuzhinës ose tualetit;• 1 fletë kartoni e trashë me ngjyrë;• gërshërë;• vizore;• laps;• pistoletë me ngjitës silikoni (nëse nuk keni pistoletë, mund të përdorni vinovil).Hapat që duhet të ndiqni:1. Formoni katrorë me përmasa 10x10 cm me pipëzat. Mund të zgjidhni një ngjyrë ose mund t’i kombinoni ngjyrat sipas dëshirës.2. Krijoni rreth 17 katrorë të tillë. Numri varet nga gjatësia e mbajtëses që do të formoni.3. Pritni një katror me përmasa 10x10 cm nga fleta e kartonit të trashë. Ky katror do të na shërbejë për bazamentin e mbajtëses. Mbi kartonin e prerë, ngjitni katrorin e parë prej pipëzës plastike, në mënyrë që të puthiten cepat.4. Gjatësia e mbajtëses së stilolapsave duhet të jetë afërsisht 10 cm. Matni rrotullën e kartonit dhe priteni në gjatësi 10 cm.Ngjitni njërën anë të rulit me kartonin, për të krijuar bazamentin e mbajtëses.5. Vendosini katrorët rreth rulit (cilindrit) me radhë njëri mbi tjetrin, duke i rrotulluar me kënd 90 gradë ose më pak, sipas dëshirës, në mënyrë që të krijohet një pamje estetike. Që të mos lëvizin katrorët, ngjitini me pistoletë ose vinovil.Në Fletoren e punës do të gjeni projekte të shumëllojshme, të cilat mund t’i realizoni në shtëpi ose në klasë.kryen përpunime të sendeve prej materiali artificial dhe krijon modele të ndryshme me to.Hapi 1Hapi 2Hapi 3Hapi 4Hapi 5xcvxcvxcv 0.0Nxënësi/ja:22Punime me materiale plastike 1.8
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28